REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3765 2011.11.07
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.02.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3791 2011.07.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.10.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
05857759.4 2005.02.04
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1766093 2011.06.15
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 613854
US 542357
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
University of Massachusetts One Beacon Street, 26th floor Boston, MA 02108
E. R. Squibb & Sons, L.L.C Route 206 &Province Line Road, Princeton, NJ 08540
(72) Shpikës
Emri Adresa
AMBROSINO, Donna 305 South Street Jamaica Plain, MA 02130 , US
BABCOCK, Gregory, J. 9 Azalea Lane Marlborough, MA 01752 , US
BROERING, Theresa 125 Winchester Street Brookline, MA 02446 , US
GRAZIANO, Robert 26 Kingsridge Road Frenchtown, NJ 08825 , US
HERNANDEZ, Hector, Javier 23a Maple Street Canton, MA 02021 , US
LOWY, Israel 42 Appleton Place Dobbs Ferry, NY 10522 , US
MANDELL, Robert 24 Fowler Street Upton, NY 01568 , US
MOLRINE, Deborah 17 Mayflower Terrace Newton, MA 02461 , US
THOMAS, William, D. 105 Shore Drive Somerville, MA 02145 , US
ZHANG, Hui-fen 43 Reinhart Way Bridgewater, MA 08807 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
(54) Titull
Antitrupat kunder toksinave nga clostridium difficile dhe perdorimi i tyre.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një antitrup monoklonal i izoluar ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, që në mënyrë specifike lidhet me dhe neutralizon toksinën A të Clostridium difficile (C. difficile), ku antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin përmban: (a) një segment të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përfshin sekuencat amino acide CDR1, CDR2 dhe CDR3 të identifikuara (SEQ ID NOs) me numrat 7 deri në 9, dhe një segment të ndryshueshëm të një zinxhiri të lehtë që përfshin sekuencat CDR1, CDR2 dhe CDR3 me numra identifikues (SEQ ID NOs) 16 deri në 18; (b) një segment të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përfshin sekuencat amino acide CDR1, CDR2 dhe CDR3 të identifikuara (SEQ ID NOs) me numrat 10 deri në 12, dhe një segment të ndryshueshëm të një zinxhiri të lehtë që përfshin sekuencat CDR1, CDR2 dhe CDR3 me numra identifikues (SEQ ID NOs) 19 deri në 21; ose (c) një segment të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përfshin sekuencat amino acide CDR1, CDR2 dhe CDR3 të identifikuara (SEQ ID NOs) me numrat 13 deri në 15, dhe një segment të ndryshueshëm të një zinxhiri të lehtë që përfshin sekuencat CDR1, CDR2 dhe CDR3 me numra identifikues (SEQ ID NOs) 22 deri në 24.
2 Antitrupi, ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te pretendimi 1, ku segmentet e ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë dhe të lehtë përfshijnë sekuencat amino acide të treguara përkatësisht në sekuencat identifikuese me numrat (SEQ ID NOs): 1 dhe 4, (SEQ ID NOs): 2 dhe 5 ose (SEQ ID NOs): 3 dhe 6.
3 Antitrupi, ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te pretendimi 2, ku segmentet e ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë dhe të lehtë përfshijnë sekuencat amino acide të treguara përkatësisht në sekuencat identifikuese me numrat (SEQ ID NOs): 1 dhe 4.
4 Antitrupi, ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi është një antitrup human, një antitrup i humanizuar ose një antitrup kimerik.
5 Pjesa e antitrupit që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve paraprirëse, ku pjesa që lidhet me antigjenin përfshin një Fab, Fab’2, ScFv, ose Fv.
6 Një përbërje farmaceutike që përmban antitrupin ose pjesën e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej prej pretendimeve paraprirëse në një transportues farmaceutik të pranueshëm.
7 Një përbërje terapeutike që përmban: (a) antitrupin monoklonal, ose pjesën e tij që lidhet me antigjenin, sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku antitrupi në fjalë është një antitrup monoklonal human; dhe (b) një antitrup, ose pjesën e tij që lidhet me antigjenin, që në mënyrë specifike lidhet me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile.
8 Përbërja e pretendimit 7, ku antitrupi, ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, që në mënyrë specifike lidhet me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile, është një antitrup monoklonal a’.
9 Përbërja e pretendimit 8, ku antitrupi, ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, që lidhet në mënyrë specifike me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile, përmban një segment të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë të përbërë nga sekuencat amino acide CDR1, CDR2 dhe CDR3 me numra identifikues (SEQ ID NOs): 62, 64 dhe 66 dhe një segment të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë të përbërë nga sekuencat CDR1, CDR2 dhe CDR3 me numra identifikues (SEQ ID NOs): 68, 70 dhe 72.
10 Përbërja e pretendimit 9, ku segmentet e zinxhirit të rëndë dhe segmentet e ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë përfshijnë sekuencat amino acide të treguara përkatësisht në sekuencat me numra identifikues (SEQ ID NOs): 54 dhe 58 ose (SEQ ID NOs): 56 dhe 60.
11 Përbërja e pretendimit 10, ku segmentet e ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë dhe të zinxhirit të lehtë përfshijnë sekuencat amino acide të treguara përkatësisht në sekuencat me numër identifikues (SEQ ID NOs): 54 dhe 58.
12 Përbërja e pretendimit 11, ku antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, sipas secilit prej pretendimeve 1 deri ne 5, është antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin e pretendimit 3.
13 Përbërja e pretendimit 8, ku antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, që lidhet në mënyrë specifike me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile: (a) konkuron për t’u lidhur me toksinën B me një antitrup ose pjesën e tij që lidhet me antigjenin, sikurse është përkufizuar në pretendimin 10 ose 11; dhe/ose (b) në mënyrë specifike lidhet me toksinën B me një KD më të vogël se 20 x 10-6 M.
14 Përbërja e secilit prej pretendimeve 8 deri në 13, ku antitrupi që lidhet në mënyrë specifike me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile është një antitrup human, një antitrup i humanizuar ose një antitrup kimerik.
15 Përbërja e secilit prej pretendimeve 8 deri në 14, ku pjesa e antitrupit që lidhet me antigjenin që në mënyrë specifike lidhet me dhe neutralizon toksinën B të C. difficile, përfshin një Fab, Fab’2, ScFv, or Fv.
16 Antitrupi monoklonal i izoluar ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve 1 deri në 5, ose përbërja e secilit prej pretendimeve 7 deri në 15 për përdorim në një metodë të trajtimit të trupit të njeriut ose të kafshës me terapi (mjekim terapeutik) ose në një metodë diagnostikimi të kryer në trupin e njeriut ose të kafshës.
17 Antitrupi monoklonal i izoluar ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve 1 deri në 5 ose përbërja e secilit prej pretendimeve 7 deri në 15 për përdorim në një metodë të trajtimit të sëmundjeve të ndërmjetësuara nga C. difficile në një subjekt.
18 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, ose përbërja e pretendimit 17, ku subjekti është njeri.
19 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, ose përbërja e pretendimit 17 ose 18, ku antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, i jepet subjektit nëpërmjet venës (intravenoze), muskulaturës (intramuskulare) ose nënlëkurë.
20 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve 17 deri në 19, ku antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin jepet me një agjent tjetër terapeutik.
21 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, e pretendimit 20, ku agjenti terapeutik është një: antibiotik, gama-globulinë poliklonale, agjent probiotik ose vaksinë C. difficile.
22 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, e pretendimit 21, ku antibiotiku është vankomicinë, metronidazol ose bacitracinë, ku agjenti probiotik është Saccharomyces boulardii ose ku vaksina C. difficile është një vaksinë toksoide.
23 Antitrupi ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, e pretendimit 20, ku agjenti terapeutik është një antitrup monoklonal ose pjesa e tij që lidhet me antigjenin, që në mënyrë specifike lidhet me toksinen B të C. difficile.
24 Një komplet/kit që përfshin: (a) antitrupin monoklonal ose pjesën e tij që lidhet me antigjenin, te secili prej pretendimeve 1 deri në 5; dhe (b) i. një etiketë; ii. një agjent terapeutik; iii. një agjent për lidhjen/shoqërimin e antitrupit me etiketën ose agjentin terapeutik; ose iv. një pajisje për dhënien e antitrupit tek një subjekt
25 Një acid nukleik i izoluar që përfshin një sekuencë e cila kodon për një polipeptid që përmban sekuencat me numra identifikues (SEQ ID NO): 1, (SEQ ID NO): 2, (SEQ ID NO): 3, (SEQ ID NO): 4, (SEQ ID NO): 5 ose (SEQ ID NO): 6.
26 Një vektor që përmban dhe shpreh acidin nukleik të pretendimit 25.
27 Një qelizë bujtëse/strehuese e izoluar që përmban acidin nukleik të pretendimit 25.