Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3788
2011.11.16
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2019.04.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3761
2011.06.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.09.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
99910592.7
1999.04.07
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1068311
2011.04.27
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 56767 |
| US | 127735 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Commonwealth Scientific and Industrial Research Organisation | Limestone Avenue Campbell, ACT 2612 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WATERHOUSE, Peter, Michael | 5 Banjine Street O. Connor Canberra, ACT 2602 , AU |
| WANG, Ming-Bo | 3/14 Masson Street Turner Canberra, ACT 2612 , AU |
| GRAHAM, Michael, Wayne | 42 Raglan Street St. Lucia, QLD 4067 , AU |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
(54) Titull
METODAT DHE MENYRAT PER PERFITIMIN E FENOTIPEVE TE MODIFIKUAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Metodë për reduktimin e shprehjes fenotipike të një acidi nukleik me interes, i cili mund të shprehet në një qelizë eukariotike, metodë e cila përbëhet nga hapi i futjes në këtë qelize të një ADN-je chimerike të përbërë nga pjesët e më poshtme të lidhura në mënyrë funksionale: a) një nxitës, funksional në qelizën eukariotike në fjalë; b) një zonë e ADN-së, e cila kur transkriptohet, jep një molekulë të RNA-së me sekuencë nukleotidesh që përmban i. një sekuencë nukleotidesh me sens prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë 75 dhe 100% identitet të sekuencës me të paktën një pjesë të një zone koduese të këtij acidi nukleik me interes; dhe ii. një sekuencë nukleotidesh antisens që përmban të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme që kanë ndërmjet 75 deri 100 % identitet të sekuencës me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme të sekuencës së nukleotideve me sense, të përmendur më sipër; ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku të tillë që të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës me sens me 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës antisens të parëzohen: ku ky acid nukleik me interes është një gen i integruar në genomin e qelizës eukariotike në fjalë, dhe ku bëhet fjalë për një metodë që nuk aplikohet as për trajtimin kirurgjikal dhe terapeutik të trupave njerëzor dhe të kafshëve dhe as për një metodë për diagnostifikimin e trupave njerëzor dhe të kafshëve. |
| 2 | Metodë sipas pretendimit 1 ku ADN-ja chimerike përmban edhe një zonë ADN-je që ndodhet në fundin e transkriptimit dhe poliadenilimit. |
| 3 | Metodë për reduktimin e shprehjes fenotipike të një acidi nukleik me rëndësi, i cili mund të shprehet në një qelizë eukariotike, që përbëhet nga hapi i futjes në qelizën në fjalë të një molekule të RNA-së chimerike që përmban të paktën një zonë të RNA-së me një sekuencë nukleotidesh që përfshin: i. një sekuencë nukleotidesh me sens prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë midis 75 deri 100 % identitet të sekuencës me të paktën një pjesë të një zone koduese të acidit me interes; dhe ii. një sekuencë nukleotidesh antisense që përfshin të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme që kanë midis 75 deri 100 % identitet të sekuencës me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme të sekuencës së nukleotideve me sens në fjalë; ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku, të tillë që, të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës me sens me 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës antisens të parëzohen: ku ky acid nukleik me interes në fjalë është një gen i integruar në genomin e qelizës eukariotike në fjalë, dhe ku bëhet fjalë për një metodë që nuk aplikohet as për trajtimin kirurgjikal dhe terapeutik të trupave njerëzor dhe të kafshëve dhe as për një metodë për diagnostifikimin e trupave njerëzor dhe të kafshëve. |
| 4 | Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku molekula e RNA-së në fjalë përmban edhe një sekuencë nukleotidesh ndarëse (spaiser) të vendosur midis sekuencës së nukleotideve antisense në fjalë dhe asaj me sens . |
| 5 | Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku sekuenca e nukleotideve me sens në fjalë ka një gjatësi totale prej të paktën 15 nukleotidesh. |
| 6 | Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku sekuenca totale e nukleotideve me sens ka një identitet të sekuencës prej të paktën 85% ndaj pjesës korresponduese të acidit nukleik me interes. |
| 7 | Metoda e pretendimit 6, ku sekuenca e nukleotideve me sens përfshin një sekuencë prej 20 nukleotidesh me 100% identitet të sekuencës ndaj pjesës korresponduese të acidit nukleik me interes. |
| 8 | Metoda e njerit prej pretendimeve 5 deri 7, ku sekuenca e nukleotideve antisens në fjalë ka një gjatësi totale që i korrespondon asaj të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 9 | Metoda e njerit prej pretendimeve 5 deri 7, ku sekuenca e nukleotideve antisens ndryshon në gjatësi me rreth 10 %, nga sekuenca e nukleotideve me sens. |
| 10 | Metoda e njerit prej pretendimeve 5 deri 8, ku sekuenca e nukleotideve antisens ka një identitet të sekuencës prej të paktën 85 % ndaj komplementit të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 11 | Metoda e pretendimit 10, ku sekuenca e nukleotideve antisens përfshin një sekuencë prej 20 nukleotidesh me 100% identitet tësekuencës ndaj komplementit të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 12 | Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku sekuenca e nukleotideve me sens e përmendur më sipër ka një gjatësi totale prej të paktën 50 nukleotidesh. |
| 13 | Metoda e pretendimit 1 ku molekula e RNA-së përbën RNA-në në formën e karficës. |
| 14 | Metoda e pretendimit 1 ose 3, ku geni në fjalë është një gen endogjenoz. |
| 15 | Metoda e pretendimit 1 ose 3, ku geni në fjalë është një transgen i huaj. |
| 16 | Metoda e pretendimit 1 ku ADN-ja chimerike në fjalë është e integruar në mënyrë të qëndrueshme me genomin e ADN-së. |
| 17 | Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku acidi nukleik me interes në fjalë është i përfshirë në genomin e një virusi infektues. |
| 18 | Metoda e pretendimit 17, ku virusi infektues në fjalë është një virus i RNA-së. |
| 19 | Metoda sipas pretendimeve 1, 2 ose 3, ku qeliza eukariotike e përmendur është një qelizë bimore. |
| 20 | Metoda e pretendimit 19, ku qeliza bimore në fjalë gjendet tek një bimë. |
| 21 | Metoda sipas pretendimit 20, ku bima është një bimë drithi ose një bimë perimeje. |
| 22 | Metoda sipas pretendimit 21, ku bima është bimë drithi, orizi, gruri, elbi, kallam sheqeri, pambuku, bërsie farërash vajore, soje, çikoreje, zarzavateje brasike, maruleje, domateje, duhani, patateje ose panxhar sheqeri. |
| 23 | Metodë sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 22, ku shprehja e reduktuar fenotipike përdoret për të përftuar rezistencë ndaj coptimit, për të përftuar lloje ngjyrash të modifikuara të luleve, për të përftuar bimë rezistente nematode, për të vonuar pjekjen e frutit, për të përftuar sterilitetin mashkullor, për të reduktuar praninë e metaboliteve sekondare tek bimët, për të modifikuar profilin e metaboliteve të sintetizuara tek një qelizë bimore me anë të teknikës (engineering) metabolike, për të vonuar plakjen, për të ndryshuar drunjëzimin, për të ndryshuar cilësinë e fibrës tek pambuku, për të rritur rezistencën ndaj mavijosjes (nxirjes) tek patatet duke reduktuar polifenoloksidaset, për të përftuar rezistencën ndaj virusit ose për të përftuar rezistencën ndaj sëmundjes ose ndaj murtajës. |
| 24 | Metodë për identifikimin e një fenotipi të shoqëruar me shprehjen e acidit nukleik me interes në një qelizë eukariotike, ku acidi nukleik me interes është një gen i integruar në genomin e qelizës eukariotike në fjalë, metodë e cila përbëhet nga : a. përzgjedhja e sekuencës target prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme brenda sekuencës së nukleotideve me interes; b. përcaktimi i një sekuence nukleotidesh me sens që i korrespondon gjatësisë së sekuencës target të përzgjedhur dhe e cila ka një identitet të sekuencës prej të paktën 75 % deri 100 % me sekuencën target të përzgjedhur; c. përcaktimi i një sekuence nukleotidesh antisens e cila: i) ka nje identitet të sekuencës prej të paktën 75 % deri 100 % me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme të sekuencës së nukleotideve me sens në fjalë; dhe ii) ka një shtrirje prej të paktën rreth 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme me identitet të sekuencës 100 % me komplementin e një pjese të sekuencës së nukleotideve me sens në fjalë; d. futja e një molekule të RNA-së që i përmban të dyja sekuencat e nukleotideve me sens dhe antisens në fjalë në një qelizë pritëse eukariotike të përshtatshme që përmban acidin nukleik duke përfshirë sekuencën e nukleotideve me fenotipin e paidentifikuar deri më tani, ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku të tillë që të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës me sens me 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës antisens të parëzohen: dhe e. studimi i fenotipit me anë të një metode të përshtatshme. |
| 25 | Metoda sipas pretendimit 24 ku qeliza eukariotike është një qelizë bimore. |
| 26 | Metoda sipas pretendimit 24 ose 25 ku sekuenca target përmban të paktën pjesë të një strukture të hapur interpretimi. |
| 27 | Metoda sipas pretendimit 24 ose 25 ku sekuenca e nukleotideve antisens përbën një shtrirje prej rreth 20 nukleotidesh të njëpasnjëshme me 100 % identitet të sekuencës ndaj komplementit të një pjese të sekuencës së nukleotideve me sens të përmendur. |
| 28 | Qelizë eukariotike që përbëhet nga një acid nukleik me interes, i cili mund të shprehet në mënyrë fenotipike, duke përfshirë edhe një molekulë të ADN-së chimerike që përmban pjesët e lidhura në mënyrë funksionale, si më poshtë: a) një nxitës, funksional në qelizën eukariotike në fjale b) një zonë të ADN-së, e cila kur transkriptohet, na jep një molekulë të RNA-së me të paktën një zonë të RNA-së me një sekuencë nukleotidesh që përfshin: i)një sekuencë nukleotidesh me sens prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që ka midis 75 dhe 100 % identitet të sekuencës me të paktën pjesë të një zone koduese të acidit nukleik me interes; dhe ii) një sekuencë nukleotidesh antisens që përmban të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme, që kanë midis 75 % deri 100 % identitet të sekuencës me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme në fjalë të sekuencës nukleotide me sens të përmendur; ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku, dhe ku ky acid nukleik me interes në fjalë është një gen i integruar në genomin e qelizës eukariotike në fjalë. |
| 29 | Një qelizë sipas pretendimit 28, në të cilën molekula e ADN-së chimerike përmban edhe një zonë të ADN-së të ndodhur në fundin e transkriptimit dhe poliadelimit. |
| 30 | Qelizë eukariotike që përmban një acid nukleik me interes, e cila mund të shprehet në mënyrë fenotipike, që përmban edhe një molekulë të RNA-së chimerike me të paktën një zonë të RNA-së me një sekuencë nukleotidesh, e cila përbëhet nga: i) një sekuencë nukleotidesh me sens prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë midis 75 dhe 100 % identitet të sekuencës me të paktën një pjesë të një zone koduese të acidit nukleik me interes; dhe ii) një sekuencë nukleotidesh antisens që përmban të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të cilat kanë 75 % deri 100 % identitet të sekuencës me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme në fjalë të sekuencës së nukleotideve me sens në fjalë. ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku të tillë që të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës me sens me 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës antisens të parëzohen:dhe ku acidi nukleik me interes në fjalë është një gen i integruar në genomin e qelizës eukariotike në fjalë. |
| 31 | Qeliza eukariotike e pretendimit 29 ose 30, e cila është një qelizë bimore. |
| 32 | Bimë që përmban qelizën bimore të pretendimit 31. |
| 33 | Molekulë e RNA-së chimerike që përbëhet nga të paktën një zonë e RNA-së me një sekuencë nukleotidesh që përmban: i. një sekuencë nukleotidesh me sens prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë midis 75 dhe 100% identitet të sekuencës me të paktën pjesë të një zone koduese të një acidi nukleik me interes; ky acid nukleik me interes është një gen i përfshirë në genomin e një qelize eukariotike dhe ii. një sekuencë nukleotidesh antisens e cila përfshin të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme që kanë midis 75 % deri 100 % identitet të sekuencës me komplementin e të paktën 10 nukleotideve të njëpasnjëshme në fjalë të sekuencës së nukleotideve me sens në fjalë; ku RNA-ja është e aftë që, nëpërmjet parëzimit të bazave midis zonave që kanë sekuenca nukleotidesh me sens dhe antisens, të formojë një strukturë artificiale të RNA-së në formë laku të tillë që të paktën 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës me sens me 10 nukleotide të njëpasnjëshme të sekuencës antisens të parëzohen: |
| 34 | Qeliza sipas pretendimit 28, ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 33, ku molekula e RNA-së përbëhet edhe nga një sekuencë nukleotidesh ndarëse (spaiser) e vendosur midis sekuencës së nukleotideve antisens dhe asaj me sens të përmendura më sipër. |
| 35 | Qeliza sipas pretendimit 28, ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 33, ku sekuenca e nukleotideve me sens në fjalë ka një gjatësi të përgjithshme prej të paktën 15 nukleotidesh, preferohet të paktën 50 nukleotide. |
| 36 | Qeliza sipas pretendimit 28, ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 33, ku sekuenca nukleotide me sens totale ka një identitet të sekuencës prej të paktën 85 % të pjesës korresponduese të acidit nukleik me interes. |
| 37 | Qeliza ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 36, ku sekuenca e nukleotideve me sens përmban një sekuencë prej rreth 20 nukleotidesh me 100 % identitet të sekuencës me pjesën korresponduese të acidit nukleik me interes. |
| 38 | Qeliza ose molekula e RNA-së chimerike sipas njerit prej pretendimeve 35 deri 37, ku sekuenca e nukleotideve antisens në fjalë ka një gjatësi të përgjitshme që korrespondon me atë të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 39 | Qeliza ose molekula e RNA-së chimerike sipas njerit prej pretendimeve 35 deri 37, ku sekuenca e nukleotideve antisens ndryshon në gjatësi nga sekuenca e nukleotideve me sens me rreth 10 %. |
| 40 | Qeliza sipas pretendimit 28, ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 33, ku sekuenca e nukleotideve antisens ka nje identitet të sekuencës prej të paktën 85 % ndaj komplementit të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 41 | Qeliza ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 40, ku sekuenca e nukleotideve antisens përmban një sekuencë prej 20 nukleotidesh me 100 % identitet të sekuencës ndaj komplementit të sekuencës së nukleotideve me sens. |
| 42 | Qeliza sipas pretendimit 28, ose molekula e RNA-së chimerike sipas pretendimit 33, për t’u përdorur për zvogëlimin e infeksionit viral ose në përftimin e rezistencës ndaj një sëmundjeje. |
| 43 | Metodë për modifikimin e profilit të acidit yndyror në vaj nga një bimë, metodë e cila përfshin procesin e futjes së ADN-së chimerike në qelizat e bimës në fjalë, ku ADN-ja chimerike përbëhet nga pjesët e lidhura në mënyrë funksionale të mëposhtëme: a)një nxitës bimë-shprehës; dhe b) një zonë e ADN-së, që, kur transkriptohet, jep një molekulë të RNA-së që përmban një zonë të RNA-së, e cila është e aftë të formojë një strukturë bazë kërcell-lakuese artificiale, në të cilën njera nga sekuencat e RNA-së formon kërcellin bazë të strukturës kërcell-lakuese që përmban një sekuencë nukleotidesh prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë një identitet të sekuencës prej të paktën 75% me të paktën një pjesë të sekuencës së nukleotideve të një kuadri lexues të hapur kodues për një desaturas Δ 12, dhe në të cilën sekuenca e dytë e RNA-së së forcuar formon një strukturë kërcell-lakuese duke përfshirë një sekuencë prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme, që kanë një identitet të sekuencës prej të paktën 75 % me të paktën një pjesë të sekuencës së nukleotideve të një kuadri lexues të hapur kodues për një desaturues Δ 12. |
| 44 | Metodë sipas pretendimit 43 ku ADN-ja chimerike përmban edhe një zonë ADN-je që ndodhet në fundin e transkriptimit dhe poliadenilimit. |
| 45 | Metoda e pretendimit 43 ose 44, ku modifikimi i përmendur i profilit të acidit yndyror përfshin rritjen e përmbajtjes së acidit oleik. |
| 46 | Bimë që prodhon vaj me profil të modifikuar acidi yndyror, ku bima në fjalë përmban një ADN chimerike , e cila (ADN-ja chimerike) përbëhet nga pjesë të lidhura në mënyrë funksionale si më poshtë: a). një nxitës bimë-shprehës; dhe b) një zonë e ADN-së, e cila, kur transkriptohet, jep një molekulë të RNA-së që përmban një zonë të RNA-së, e cila është e aftë të formojë një strukturë bazë kërcell-lakuese artificiale, në të cilën njera nga sekuencat e RNA-së formon kërcellin bazë të strukturës kërcell-lakuese që përmban një sekuencë nukleotidesh prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme që kanë një identitet të sekuencës prej të paktën 75% me të paktën një pjesë të sekuencës së nukleotideve të një kuadri lexues të hapur kodues për një desaturues Δ 12, dhe në të cilën sekuenca e dytë e RNA-së së forcuar formon një strukturë kërcell-lakuese duke përfshirë një sekuencë prej të paktën 10 nukleotidesh të njëpasnjëshme, që kanë një identitet të sekuencës prej të paktën 75 % me të paktën një pjesë të sekuencës së nukleotideve të një kuadri lexues të hapur kodues për një desaturues Δ 12. |
| 47 | Bimë sipas pretendimit 46, ku ADN-ja chimerike përmban edhe një zonë të ADN-së të ndodhur në fundin e transkriptimit dhe poliadenilimit. |
| 48 | Metoda e pretendimit 43 ose bima e pretendimit 46, ku zona e ADN-së në fjalë përbëhet nga sekuenca nukleotidesh të SEQ ID No. 6. |
| 49 | Metoda e pretendimit 43 ose bima e pretendimit 46, ku nxitësi i neshprehshëm i bimës ë fjalë është një nxitës specifik i farës. |
| 50 | Metoda e pretendimit 43 ose bima e pretendimit 46 , ku bima në fjalë është bërsi farërash vajore. |