Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3819
2011.12.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3754
2011.06.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.08.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| EL.VI.T.YL. s.a. | vi.pe.sindos-road a4 57022 VI.PE.SINDOS.THESSALONIKI, |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| TSIKOURAS PETROS | VI.PE.SINDOS-ROAD A4 57022 VI.PE.SINDOS, THESSALONIKI, , GR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
(54) Titull
MEKANIZEM DHE METODE PER LEVIZJEN E PANELEVE TE AKUMULIMIT TE ENERGJISE DIELLORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Mekanizëm lëvizës për panelet e akumulimit të energjisë diellore, që përfshin sistemin e boshtit me fileto (21) për lëvizjen e paneleve të akumulimit (22) rreth aksit të tyre, që karakterizohet nga një krah (24) i lidhur mekanikisht me boshtin me fileto (30), në mënyrë që të ndjekë lëvizjen e tij përgjatë boshtit me fileto (30). Kur krahu (24) mbërrin në fund të pjesës së filetuar të boshtit me fileto (30), ndërpret lëvizjen e tij, pa penguar rrotullimin e mëtejshëm të lirë të boshtit me fileto (30), por me ndryshimin e kahes së rrotullimit të boshtit me fileto (30) dhe nën shtytjen e sustave tendosëse (29), krahu (24) rihyn në pjesën e filetuar të boshtit me fileto (30) dhe lëviz në sensin e kundërt. |
| 2 | Mekanizëm lëvizës për panelet e akumulimit të energjisë diellore sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se ka më shumë se një sustë tendosëse (29) në sejcilin nga dy skajet e filetuara të boshtit me fileto (30), të vendosur koaksialisht me boshtin me fileto (30) nëpërmjet përshtatësit unazor (28), në mënyrë të tillë që kur krahu (24) të dalë nga skaji i filetuar i boshtit me fileto (30), susta tendosëse (29) ta shtyjë vazhdimisht për ta rifutur në pjesën e filetuar të boshtit. |
| 3 | Mekanizëm lëvizës për panelet e akumulimit të energjisë diellore sipas pretendimit 2, që karakterizohet nga ajo se midis sustës tendosëse (29) në çdo skaj të boshtit me fileto (30) dhe krahut (24) ka një përshtatës unazor (28), i aftë të mbajë krahun (24), kur ai ndodhet jashtë filetos, në një pozicion të tillë që, me ndryshimin e kahes së rrotullimit të boshtit me fileto (30), krahu (24) të rifutet me sukses në pjesën e filetuar të boshtit me fileto (30). |
| 4 | Metoda e lëvizjes së paneleve të akumulimit të energjisë diellore, që karakterizohet nga ajo se në përcaktimin e kohës së orientimit fillestar të panelit të akumulimit (22) merr parasysh pozicionin e orientimit ekstrem Lindor të tij, orën e Lindjes së Diellit gjatë Ekuinoksit Pranveror, si dhe pikën gjeografike të instalimit të panelit. |
| 5 | Metoda e lëvizjes së paneleve të akumulimit të energjisë diellore sipas pretendimit 4 që karakterizohet nga ajo se për orientimin e vazhdueshëm të panelit të akumulimit (22) sipas trajektores diellore gjatë ditës, ai lëvizet me hapa me kohëzgjatje dhe periodicitet të paracaktuar nëpërmjet një aparature kontrolli (20). |