REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3482 2011.05.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.07.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2010/3541 2010.11.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2010.12.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08773936.3 2008.07.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2171168 2010.10.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102007032770
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Protektorwerk Florenz Maisch GmbH & Co. KG Viktoriastrasse 58 76571 Gaggenau
(72) Shpikës
Emri Adresa
MAISCH, Christof Baden-Badener Strasse 15 76571 Gaggenau , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
(54) Titull
PROFIL ME ELEMENTE HERMETIZUES DHE METODA E PRODHIMIT TE TIJ
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një profil, në veçanti një profil ndërtimor, për shembull, profil kartonxhesi, suvaje apo veshjeje muresh, me prerje tërthore apo seksion të trupit (17, 18, 20), që është në veçanti prej metali dhe që ka të paktën një element hermetizues (9, 10, 11, 11', 27), të lidhur të paktën me njërën anë gjatësore të trupit të profilit (17, 18, 20), ku elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) është prej materiali plastik dhe të çarat (13) janë hapur në anën gjatësore të trupit të profilit (17, 18, 20), karakterizohet nga ajo që në sipërfaqen e trupit të profilit (17, 18, 20), elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27), ka të dalat (12) për fiksim te trupi i profilit (17, 18, 20) të formuara një copësh me elementin hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) dhe që kalojnë përmes të çarave (13), dhe nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11 ', 27) është i bërë prej shkume plastike.
2 Një profil në përputhje me pretendimin 1, që karakterizohet nga ajo që të dalat (12), të paktën pjesërisht, formojnë ndërprerje të materialit në seksionin e trupit të profilit (17, 18, 20).
3 Një profil në përputhje me pretendimin 1 ose pretendimin 2 që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) fiksohet te seksioni i trupit të profilit (17, 18, 20) bazuar në vetitë e materialit plastik dhe në shtrëngimin përmes të dalurave (12) që kalojnë përmes të çarave (13); dhe nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) sprucohet, inçizohet ose hidhet me shtytje (injektohet) mbi seksionin e trupit të profilit (17, 18, 20); dhe/ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) vendoset në pjesën e jashtme të seksionit të trupit të profilit (17, 18, 20).
4 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që seksioni i profilit është në formë C, U, Z, L ose T (1, 5, 19) ose është i mbyllur.
5 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e meparshme që karakterizohet nga ajo që profili ka seksion në formë U (1) ose C (5) me dy gjymtyrë (2, 3; 6, 7) dhe bazën (4, 4'; 8) që shtrihet ndërmjet tyre; dhe nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) vendoset te baza e seksionit (4, 4'; 8) dhe/ose të pakten te njeri nga gjymtyrët (2, 3; 6, 7).
6 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) ka veti izoluese akustike dhe/ose termike; dhe/ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) është fleksibel ose elastik.
7 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27), veçanërisht kur është prej shkume, rrit volumin e tij me kalimin e një temperature të caktuar.
8 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) shtrihet përgjithësisht përgjatë të gjithë gjatësisë së trupit të profilit (17, 18, 20); dhe/ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11') shtrihet përgjithësisht në të gjithë gjerësinë e brinjës gjatësore të seksionit të trupit të profilit (17, 18); ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) shtrihet vetëm mbi një pjesë të gjerësisë së brinjës gjatësore të seksionit të trupit të profilit (17, 18, 20).
9 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet 1 deri 8 që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (27) formohet si një segment hermetizues (26); dhe nga ajo që elementët hermetizues (11', 27), në veçanti kur shtrihen përgjithësisht paralelisht me njeri tjetrin, fiksohen te trupi i profilit (17, 18, 20).
10 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) bëhet me plastikë të butë; dhe/ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) bëhet me PVC, në veçanti me PVC të butë.
11 Një profil në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) ka trashësi afërsisht 0.1 mm deri 10 mm, me preferencë afërsisht 3 mm deri 5 mm.
12 Një metodë prodhimi e profilit në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet e mëparshme, ku gjatë prodhimit të profilit elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) fiksohet më parë te trupi i profilit (17, 18, 20) dhe pastaj shkumëzohet, për shembull nëpërmjet ngrohjes, pas aplikimit të saj mbi trupin e profilit (17, 18, 20).
13 Një metodë në përputhje me pretendimin 12 që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) sprucohet, inçizohet ose injektohet mbi trupin e profilit (17, 18, 20); dhe/ose nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) aplikohet mbi trupin e profilit (17, 18, 20) nëpërmjet një procesi të vazhduar.
14 Një metodë në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet 12 ose 13 që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) fiksohet mbi trupin e profilit (17, 18, 20) gjatë formëdhënies në procesin e prodhimit të profilit ose menjëherë pas saj.
15 Një metodë në përputhje me të paktën njerin nga pretendimet 12 ose 14 që karakterizohet nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) vendoset mbi trupin e profilit (17, 18, 20) në gjendje të lëngët viskoze; dhe në veçanti nga ajo që elementi hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) vendoset mbi trupin e profilit (17, 18, 20) në mënyrë të tillë që disa nga të çarat (13), të formuara në trupin e profilit (17, 18, 20), mbulohen të paktën lokalisht prej elementit hermetizues (9, 10, 11, 11', 27); dhe nga ajo që materiali i lëngët viskoz i elementit hermetizues (9, 10, 11, 11', 27) kalon përmes të çarave (13).