Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3510
2011.05.05
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.04.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2010/3490
2010.08.31
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08155517.9
2008.04.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2106830
2010.06.09
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 804274 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Virtually Live (Switzerland) GmbH | Fraumünsterstrasse 16, 8001 Zurich |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| HORMIGO CEBOLLA, Jesus | Urb. Aguamarina, 34. 29680 Estepona - Malaga , ES |
| El-Imad, Jamil Nadim, Dr. | Flat 2, North Audley House, 40 North Audley Street London, W1K 6WG , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
NJE METODE DHE SISTEM MEDIUMI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një njësi mjedisore e botës virtuale (5,6) që përdoret për të simuluar një ngjarje aktuale live në një kohë mjaft reale, ku simulimi përfshin:një arenë të simuluar bazuar në informacionin e bibliotekës mbi arenën,një objekt të simuluar në arenë ku objekti i dhënë përfshihet në ngjarjen aktuale live,lëvizje simuluese e objektit në arenë bazuar në të dhënat e vendndodhjes të marra në kohë mjaft reale nga njësia për objektin,një zonë e simuluar virtuale spektatorësh e cila është e veçuar nga arena e simuluar, dhe një përdorues i simuluar në arenën e simuluar virtuale të spektatorëve, përmes së cilës përdoruesit i lejohet të vëzhgojë simulimin e ngjarjes aktuale live, dhe të sigurojë komandat e ndërveprimit të cilat i lejojnë përdoruesit të ndërveprojë me të paktën një përdorues tjetër. |
| 2 | Një njësi mjedisore e botës virtuale (5,6) sipas pretendimit 1, ku njësia (5,6) konfigurohet duke u modeluar sipas një ose më shumë elementëve interaktivë me të cilët një përdorues mund të ndërveprojë. |
| 3 | Një sistem komunikimi interaktiv i konfiguruar për të paraqitur një simulim në kohë mjaft reale të një ngjarjeje aktuale live që përfshin një objekt të lëvizshëm (2,9) në një arenë (1), ku sistemi përmban:një etiketë (3) të bashkëngjitur me një objekt të lëvizshëm (2,9) të përfshirë në një ngjarje aktuale live në një arenë (1);një ose më shumë stacione bazë (10) të vendosur në lidhje me arenën (1) dhe që përdoren për të marrë një sinjal nga etiketa (3);një platformë vendosjeje (4) e konfiguruar për të përcaktuar vendndodhjen e etiketës (3) në arenë (1) bazuar në sinjalin e marrë nga etiketa (3) ose nga çdo stacion bazë (10), dhe për të nxjerrë të dhënat e vendndodhjes që përfaqësojnë një vendndodhje të etiketës (3) në arenë (1); një njësi mjedisore e botës virtuale (5,6) sipas pretendimit 1 ose 2; dhe një sipërfaqe ndërveprimi aksesi në komunikim me njësinë mjedisore të botës virtuale (5,6), ku sipërfaqja e ndërveprimit të aksesit rregullohet në mënyrë që t'i sigurojë përdoruesit akses në arenën e simuluar dhe t'i lejojë përdoruesit që të vëzhgojë ngjarjen e simuluar në një kohë mjaft reale. |
| 4 | Një sistem sipas pretendimit 3, ku sinjali i marrë nga etiketa (3) është një sinjal optik. |
| 5 | Një sistem sipas pretendimit 3 ose 4, që përmban më tej një njësi optike reference të konfiguruar për të gjetur vendndodhjen e një objekti të mëtejshëm (9) në arenën (1) optikisht dhe për të nxjerrë të dhëna të mëtejshme të vendndodhjes që përfaqësojnë një objekt të mëtejshëm (9) në arenë (1), ku njësia mjedisore e botës virtuale (5,6) përshtatet për të simuluar ngjarjen aktuale live duke përfshirë objektin e mëtejshëm (9) dhe lëvizjen e objektit të mëtejshëm (9) në arenën (1) duke përdorur të dhëna të mëtejshme mbi vendndodhjen. |
| 6 | Një sistem sipas pretendimit 5, që përmban më tej një ose më shumë njësi stampuese të krijuara për të shoqëruar të dhënën e stampuar të kohës me të dhënat e vendndodhjes dhe me të dhënat e mëtejshme të vendndodhjes në mënyrë që të dhënat e vendndodhjes dhe të dhënat e mëtejshme të vendndodhjes të mund të regjistrohen në të njëjtin afat kohor duke përdorur të dhënat e lidhura së bashku të stampuara të kohës. |
| 7 | Një sistem sipas çdonjërit nga pretendimet 3 deri në 6, që përmban më tej një ose më shumë etiketa (3) shtesë të bashkëngjitshme me objektet (2,9) respektive shtesë të përfshira në ngjarjen aktuale live, ku një ose më shumë stacione bazë (10) funksionojnë për të marrë një sinjal nga çdo etiketë (3) respektive; platforma (4) e vendndodhjes konfigurohet për të përcaktuar vendndodhjen e çdo etikete (3) bazuar në sinjalin e marrë nga ajo etiketë nga çdo stacion bazë (10), dhe për të nxjerrë të dhënat e vendndodhjes që përfaqësojnë çdo etiketë (3) në arenë (1) dhe njësia mjedisore e botës virtuale (5,6) simulon ngjarjen aktuale live duke përfshirë objektet (2,9) dhe lëvizjen e objekteve (2,9) në arenë (1) duke përdorur të dhënat e vendndodhjes për çdo etiketë (3). |
| 8 | Një sistem sipas çdonjërit nga pretendimet 3 në 7, ku sipërfaqja e aksesit të ndërveprimit (8) përfshin një server për të marrë një kërkesë të përdoruesit për të vëzhguar ngjarjen e simuluar dhe për të transmetuar një rrymë të dhënash tek përdoruesi, ku rryma e të dhënave përfaqëson ngjarjen e simuluar dhe është e përshtatshme që të përdoret për të simuluar ngjarjen në një pajisje shfaqjeje të përdoruesit. |
| 9 | Një sistem sipas çdonjërit nga pretendimet 3 në 8, ku sipërfaqja e aksesit të ndërveprimit (8) përshtatet për të lejuar dy ose më shumë përdorues që të vëzhgojnë ngjarjen e simuluar dhe mund të marrin një ose më shumë komanda ndërveprimi nga një përdorues të cilat i lejojnë atij të ndërveprojë me të paktën një përdorues tjetër. |
| 10 | Një sistem sipas pretendimit 9, ku komandat e sipërfaqes së ndërveprimit procesohen nga njësia mjedisore e botës virtuale (5,6) . |
| 11 | Një metodë për funksionimin e njësisë mjedisore të botës virtuale (5,6), ku njësia është e operueshme për të simuluar një ngjarje aktuale live në kohë mjaft reale, ku metoda përmban hapat e mëposhtëm: simulimin e një arene (1) bazuar në informacionin e bibliotekës mbi arenën,simulimin e një objekti (2,9) në arenën (1) ku objekti i dhënë përfshihet në ngjarjen aktuale live;simulimin e lëvizjes së objektit në arenë (1) bazuar në të dhënat e vendndodhjes të marra në kohë mjaft reale nga njësia (5,6) për objektin (1);simulimin e një zone virtuale spektatorësh e cila është e veçuar nga arena e simuluar; dhe lejimin e përdoruesit që të vëzhgojë simulimin e ngjarjes aktuale live, dhe të sigurojë komandat e ndërveprimit të cilat i lejojnë përdoruesit të ndërveprojë me të paktën një përdorues tjetër. |
| 12 | Një metodë për sigurimin e një simulimi në kohë mjaft reale të një ngjarjeje aktuale live duke përfshirë një objekt të lëvizshëm (2,9) në arenë (1), ku metoda përmban hapat e mëposhtëm:gjetjen e vendndodhjes së një objekti të lëvizshëm (2,9) në arenë (1) dhe prodhimin e të dhënave të vendndodhjes që përfaqësojnë vendndodhjen e objektit (2,9) në arenë (1) duke përdorur një ose më shumë stacione bazë (10) të vendosur në lidhje me arenën (1) për të marrë një sinjal nga një etiketë (3) të bashkëngjitur me objektin e lëvizshëm (2,9) dhe përcaktimin e vendndodhjes së etiketës (3) në arenë (1) bazuar në sinjalin e marrë nga etiketa (3) nga çdo stacion (10);transmetimin e të dhënave të vendndodhjes në një njësi mjedisore të botës virtuale (5,6);gjenerimin e një simulimi të ngjarjes në njësinë mjedisore të botës virtuale (5,6) sipas pretendimit 11; dhe lejimin e përdoruesit të ketë akses në arenën e simuluar dhe të vëzhgojë ngjarjen e simuluar në kohë mjaft reale. |
| 13 | Një metodë për shikimin e simulimit në kohë mjaft reale të një ngjarjeje aktuale që përfshin një objekt të lëvizshëm (2,9) në një arenë (1), ku metoda përmban hapat e mëposhtëm:marrjen, në një njësi përdoruesi, një simulim në kohë mjaft reale të një ngjarjeje live që përmban të paktën një objekt të lëvizshëm (2,9) në një arenë (1);marrjen e një simulimi të një zone spektatorësh të ngjarjes së simuluar ku zona e spektatorëve është e veçuar nga arena; marrjen e simulimit të një përdoruesi në zonën e spektatorëve;shfaqjen e simulimit të ngjarjes aktuale live;dhe marrjen e komandave të ndërveprimit nga përdoruesi të cilat i lejojnë atij të ndërveprojë me të paktën një përdorues tjetër. |