Lloji i Aplikimit
PCT Patent
Nënlloji i Aplikimit
PCT Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3602
2011.06.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.01.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2010/3475
2010.08.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2010.12.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
PCT/CA2009/0066
2009.01.23
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
WO/2009/100518
2009.08.20
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| CA | 2621013 |
| US | 12068881 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ARCHON TECHNOLOGIES LTD. [CA/CA] | 1900, 111 -5th Avenue S.W. CALGARY Alberta T2P 3Y6 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| AYASSE, Conrad | 3931 Point McKay Road N.W., Calgary Alberta T3B 4V7 , CA |
| WU, Xinjie | 5735 Dalhousie Drive N.W., Calgary Alberta, T3A 1T2 , CA |
| BLOOMER, Chris | 40 Silverwoods N.W., Calgary, Alberta T3R 1E2 , CA |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
(54) Titull
PROCES I MODIFIKUAR PER NXJERRJEN E HIDROKARBUREVE DUKE PERDORUR DJEGIE IN SITU
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Proces për nxjerrjen e hidrokarburit të lëngëzuar ose gazifikuar nga një rezervë nëntokësore hidrokarburi që përfshin hapat e: (a)disponimit të paktën të një pusi prodhimi që ka një krah horizontal të pozicionuar relativisht ulët në rezervën në fjalë; ky krah horizontal ka në njërën pjesë fundore të tij një pjesë gryke dhe në pjesën fundore të kundërt të tij ai ka një pjesë xhepi, krahu horizontal në fjalë i adaptuar për të lejuar derdhjen e hidrokarburit të lëngëzuar në një brendësi të këtij krahu horizontal, dhe pusi i prodhimit në fjalë ka një seksion realisht vertikal të lidhur tek krahu horizontal në afërsi të pjesës së xhepit të tij; (b)sigurimit me tubacion prodhimi në brendësi të këtij pusi prodhimi, tubacion i cili shtrihet brenda seksionit vertikal dhe brenda të paktën një pjese të pjesës horizontale për të grumbulluar hidrokarburin e lëngëzuar, i cili rrjedh për në krahun horizontal; (c)injektimit të një mediumi në pusin e prodhimit, ku mediumi në fjalë përzgjidhet nga grupi i mediumeve që përbëhet nga, vetëm ose të kombinuar, gaz jo-oksidues, avull, ujë ose dioksid karboni; (d)furnizimit të rezervës nëntokësore me një gaz oksidues, të paktën në fillim, në vendin e, ose në afërsi të, seksionit vertikal të pusit të prodhimit; (e)ndezjes së hidrokarburit brenda kësaj rezerve hidrokarburi në afërsi të seksionit vertikal të pusit të prodhimit, për të shkaktuar kështu djegien e një pjese të hidrokarburit në fjalë në këtë rezervë hidrokarburi në afërsi të seksionit vertikal dhe duke krijuar në këtë mënyrë një front djegie, i cili avancon me drejtim për jashtë prej pusit të injektimit në të paktën një drejtim përgjatë krahut horizontal dhe në drejtim të pjesës së xhepit të tij; (f)derdhjes së hidrokarburit të lëngëzuar të nxehur nga rezerva në fjalë nga zonat e sipërme të saj dhe të grumbullimi në krahun horizontal; dhe (e)largimit nga pusi i prodhimit, nëpërmjet tubacionit të prodhimit, i hidrokarburit në fjalë, i cili është derdhur në krahun horizontal. |
| 2 | Procesi i pretendimit 1, ku hapi i furnizimit me gaz oksidues kryhet duke furnizuar me gaz oksidues formacionin hidrokarbur nëpërmjet brimave në një pus injektimi. |
| 3 | Procesi i pretendimit 2, ku seksioni vertikal i pusit në fjalë të prodhimit dhe pusi i injektimit janë një dhe i njëjtë. |
| 4 | Procesi i pretendimit 1, ku pusi i injektimit është një rihyrje e trasesë anësore të seksionit vertikal të pusit prodhues, dhe shtrihet në një zonë të sipërme të rezervës. |
| 5 | Procesi i pretendimit 1, ku furnizimi i gazit oksidues kryhet me anë të shpimit të në pusit të injektimit në afërsi të seksionit vertikal të pusit të prodhimit, dhe pusi i injektimit në fjalë është vertikal, i pjerrët ose horizontal. |
| 6 | Procesi i pretendimit 1, ku seksioni vertikal i pusit të prodhimit në fjalë është brimëzuar në një pjesë të tij të sipërme, dhe hapi i përmendur i furnizimit me gaz oksidues arrihet të paktën pjesërisht duke furnizuar gazin oksidues nëpërmjet seksionit vertikal të pusit të prodhimit. |
| 7 | Procesi i pretendimit 1 që përfshin edhe hapat e: pajisjes me tubacion injektimit në pusin e prodhimit, ku tubacioni i injektimit në fjalë shtrihet në drejtim poshtë në seksionin vertikal në afërsi të pjesës së grykës së krahut horizontal, dhe hapi i injektimit të mediumit në pusin e prodhimit që drejtohet me anë të injektimit të mediumit në fjalë nëpërmjet tubacionit të injektimit. |
| 8 | Procesi i pretendimit 7, ku një pjesë fundore e hapur e tubacionit të prodhimit gjendet në afërsi të pjesës së xhepit të krahut horizontal. |
| 9 | Procesi i pretendimit 1, ku ky medium përmban edhe një diluent kondensat hidrokarbur. |
| 10 | Proces i pretendimit 1, 7 ose 8, ku mediumi në fjalë injektohet vazhdimisht ose në një mënyrë të vazhdueshme ose periodike në pusin e prodhimit kështu që të ruhet një presion pozitiv brenda krahut horizontal dhe, në këtë mënyrë, të assistohet në pengimin e hyrjes së gazit oksidues nga rezerva për në krahun horizontal të pusit të prodhimit. |
| 11 | Procesi i njërit prej pretendimeve 1-8, ku katalisti është i vendosur në, mbi, ose pranë krahut horizonal të pusit të prodhimit. |
| 12 | Procesi i njërit prej pretendimeve 1-8, ku gazi oksidues është një përzierje oksigjen dhe dioksid karboni. |
| 13 | Proces për nxjerrjen e hidrokarbueit të gazifikuar ose të lëngëzuar nga një rezervë hidrokarburi nëntokësor, që përfshin hapat e: (a)disponimit të paktën të një pusi prodhimi që ka një krah realisht horizontal të pozicionuar relativisht ulët në këtë rezervë; ky krah horizontal ka në njërën anë fundore të tij një pjesë gryke dhe në anën fundore të kundërt të tij një pjesë xhepi; krahu horizontal është i adaptuar të lejojë derdhjen e hidrokarburit të lëngëzuar në një brendësi të krahut horizontal, ku pusi i prodhimit ka një seksion realisht vertikal të lidhur me krahun horizontal në afërsi të pjesës së grykës; (b)sigurimit të një tubacioni prodhimi në pusin e prodhimit në fjalë, i cili (tubacioni) shtrihet nga sipërfaqia e pusit të prodhimit deri të paktën në pjesën e grykës të këtij pusi prodhimi për të grumbulluar hidrokarburin në fjalë që rrjedh për në krahun horizontal; (c)sigurimit të një tubacioni injektimi në këtë pus prodhimi, ku tubacioni i injektimit shtrihet me drejtim poshtë për në seksionin vertikal në një pozicion që shtrihet të paktën në pjesën e grykës së krahut horizontal; (d)injektimit të një mediumi në krahun horizontal, ku ky medium është përzgjedhur nga grupi i mediumeve që përbëhet nga, vetëm ose në kombinim, një gaz jo-oksidues, avull, ujë ose dioksid karboni; (e)pajisjes me brima në seksionin vertikal të pusit të prodhimit në një pozicion sipër pjesës së grykës në fjalë; (f)furnizimit me gaz jo-oksidues në seksionin vertikal dhe kështu në një pjesë të rezervës hidrokarbur nëpërmjet brimave në këtë seksion vertikal; (g)ndezjes së kësaj rezerve hidrokarburi në këtë rezervë hidrokarburi në afërsi të seksionit vertikal në fjalë për të shkaktuar kështu djegien e një pjese të hidrokarburit në fjalë në rezervën e hidrokarburit të përmendur dhe për të krijuar kështu një front djegie, i cili avancon në drejtim për jashtë dhe larg nga seksioni vertikal në të paktën një drejtim për gjatë krahut horizontal dhe në drejtim të pjesës së xhepit të tij; dhe (h)derdhjes së hidrokarburit të lëngëzuar të nxehur nga rezerva në fjalë nga zonat e sipërme të saj dhe të grumbullimi në krahun horizontal; dhe (i)largimit nga pusi i prodhimit, nëpërmjet tubacionit të prodhimit, i hidrokarburit në fjalë, i cili është derdhur në krahun horizontal të përmendur. |
| 14 | Procesi i pretendimit 12, në të cilin një pjesë fundore e hapur e tubacionit të prodhimit gjendet në afërsi të pjesës së xhepit të krahut horizontal. |
| 15 | Procesi i pretendimit 13 ose 14 në të cilin avulli ose uji injektohen vazhdimisht ose periodikisht në tubacionin e injektimit në fjalë për të ruajtur kështu presionin pozitiv brenda krahut horizontal dhe në këtë mënyrë asiston në parandalimin e hyrjes së gazit oksidues nga rezerva për në krahun horizontal të pusit të prodhimit. |
| 16 | Proces për nxjerrjen e hidrokarburit të lëngëzuar ose të gazifikuar nga një formacion hidrokarbur nëntokësor, që përbëhet nga fazat e: (a)disponimit të paktën të një pusi prodhimi që ka një krah realisht horizontal të pozicionuar relativisht ulët në formacionin në fjalë, ku ky krah horizontal të ketë në njërën anë fundore të tij një pjesë gryke dhe në anën tjetër të kundërt të tij një pjesë xhepi të vendosur në formacion pak më ulët në lartësi se sa pjesa e grykës, ku krahu horizontal adaptohet për të lejuar derdhjen e hidrokarburit të lëngëzuar në një interior (brendësi) të këtij krahu horizontal, kur pusi i prodhimit ka një seksion realisht vertikal të lidhur me krahun horizontal në afërsi të pjesës së grykës së tij; (b)sigurimit të një tubacioni prodhimi në brendësi të pusit të prodhimit, i cili shtrihet në drejtim për poshtë brenda seksionit vertikal dhe për gjatë krahut horizontal të kësaj pjese të xhepit, për të grumbulluar hidrokarburin, i cili rrjedh në krahun horizontal; (c)sigurimit të tubacionit të injektimit në këtë pus prodhimi, ku tubacioni i injektimit zgjatet me drejtim poshtë në seksionin vertikal për në pjesën e grykës; (d)injektimit të një mediumi në pusin e prodhimit nëpërmjet tubacionit të injektimit, në të cilin ky medium përzgjidhet nga grupi i mediumeve që mund të jenë të vetëm ose në kombinim, një gaz jo-oksidues, avull, ujë ose dioksid karboni; (e)pajisjes me një pus injektimi si një rihyrje traseje anësore nga seksioni vertikal i pusit të prodhimit, ku ky pus injektimi zgjatet për në formacionin hidrokarbur; (f)furnizimit me gaz oksidues në një pjesë të këtij formacioni hidrokarbur nëpërmjet pusit të injektimit; (g)ndezjes së hidrokarburit në këtë formacion hidrokarburi në afërsi të seksionit vertikal për të krijuar kështu djegien e një pjese të hidrokarburit në formacionin hidrokarbur dhe për të krijuar kështu një front djegieje, i cili avancon në drejtim për jashtë dhe duke u larguar nga seksioni vertikal në të paktën një drejtim përgjatë krahut horizontal dhe drejt pjesës së xhepit në fjalë të tij; dhe (h)largimit nga pusi i prodhimit i hidrokarburit të derdhur në krahun horizontal nëpërmjet tubacionit të prodhimit në fjalë. |
| 17 | Procesi i pretendimit 16, në të cilin avulli ose ujët injektohen vazhdimisht ose periodikisht në pusin e prodhimit për të ruajtur kështu një presion realisht pozitiv brenda krahut horizontal të tij dhe në këtë mënyrëasiston ndihmon në pengimin e hyrjes së gazit oksidues nga formacioni për në krahun horizontal të pusit të prodhimit. |