Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3199
2010.07.16
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.02.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2009/3209
2009.11.10
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2010.04.12
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07711713.3
2007.02.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1993754
2009.09.16
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 102006010795 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Protektorwerk Florenz Maisch GmbH & Co. KG | Viktoriastrasse 58 76571 Gaggenau |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WILLERSCHEID, Heiner | Im Silberloch 2 77886 Lauf , DE |
| GASPERINI, Mario | Almenweg 9 76571 Gaggenau , DE |
| SPISSINGER, Bernd | Roter Rain 10 72270 Baiersbronn , DE |
| KRETTENAUER, Kilian | Wieseweg 19 76571 Gaggenau , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
(54) Titull
PAJISJE DHE METODE PER ZGJERIMIN E ELEMENTEVE METALIKE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një pajisje e krijuar për zgjerimin e elementëve të gjatë metalikë (11, 65) që lëvizin në drejtimin gjatësor dhe që kanë elementë të punuar (të çara), të paktën pjesërisht, të përshtatshme për formimin e elementëve profilorë, si, për shembull, profilet vertikale ose suvatues, që përfshijnë të paktën dy pjesë mbajtëse të spostuara (19, 38, 49, 50), prej të cilave njera vendoset dhe konfigurohet për mbajtjen e anës së parë gjatësore (22, 67) të elementit metalik (11, 65) dhe tjetra vendoset dhe konfigurohet për mbajtjen e anës së dytë gjatësore (23, 68) të elementit metalik (11, 65), e çvendosur në të kundërt të anës së parë gjatësore (22, 67) të elementit metalik (11, 65), me pjesë mbajtëse (19, 38, 43, 44), secila prej të cilave jepet të njësia bartëse (15, 35, 36, 39, 40), prej së cilës pjesët mbajtëse (19, 38, 43, 44) çvendosen automatikisht anash, perpendikularisht me drejtimin e elementit metalik (11, 65) gjatë lëvizjes përpara të elementit metalik (11, 65), që karakterizohet nga ajo që pjesët mbajtëse formojnë në vetvete pjesët shtrënguese (19, 38, 43, 44) që mbajnë anët gjatësore të lëmuara (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65), që formohen pa elementët e punuar, ku secila nga pjesët shtrënguese (19, 43, 44) përfshin një rajon kontakti (45, 46, 26) dhe një rajon shtrëngues (29, 52) dhe anët gjatësore (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65) mund të shtrëngohen ndërmjet rajonit të kontaktit (25, 45, 46) dhe rajonit të shtrëngimit (29, 52). |
| 2 | Një pajisje sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo që rajoni shtrëngues (29) formohet prej detalit ekscentrik (27) dhe në veçanti nga ajo që detali ekscentrik (27) mbështetet te pjesa mbështetëse e pjesës shtrënguese (19) në mënyrë të tillë që forca e shtrëngimit e krijuar nga detali ekscentrik (27) rritet automatikisht gjatë çvendosjes anash të pjesëve shtrënguese (19). |
| 3 | Një pajisje sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2 që karakterizohet nga ajo që rajoni shtrëngues mund të para-tensionohet nga një sustë në drejtim të rajonit të kontaktit. |
| 4 | Një pajisje sipas njerit prej pretendimeve të mësiperme që karakterizohet nga ajo që secila prej pjesëve shtrënguese përfshin një mori elementësh shtrëngues (19, 49, 50). |
| 5 | Një pajisje sipas pretendimit 4 që karakterizohet nga ajo që jepet një pjesë kontrolluese (72), në veçanti në formën e një drejtuesi sipas gjurmës së një gunge, me anë të së cilës elementët shtrëngues (19, 49, 50) sillen automatikisht nga pozicioni i lirë në pozicionin shtrëngues gjatë lëvizjes së elementit metalik (11, 65). |
| 6 | Një pajisje sipas pretendimit 5 që karakterizohet nga ajo që pjesa kontrolluese (72) lëviz për të kompnesuar pozicionet e ndryshme të elementëve shtrënguese (19, 49, 50) dhe në veçanti nga ajo që pjesa kontrolluese (72) lëviz hidraulikisht ose nëpërmjet forcës së sustës. |
| 7 | Një pajisje sipas pretendimeve 5 ose 6 që karakterizohet nga ajo që pjesa kontrolluese (72) ndërtohet në mënyrë të tillë që, nëse elementët shtrëngues (19, 49, 50) lëvizin në pozicionet e tyre të shtrëngimit, elementët shtrëngues (19, 49, 50) shkëputen nga pjesa kontrolluese (72) gjatë lëvizjes anash të pjesëve shtrënguese (19, 38, 49, 50). |
| 8 | Një pajisje në pajtueshmeri me të paktën njerin prej pretendimeve 4 deri 7 që karakterizohet nga ajo që jepet pjesa kontrolluese (73), në veçanti në formën e një drejtuesi sipas gjurmës së një gunge, me të cilën elementët shtrëngues (19, 49, 50) sillen mbrapsht automatikisht nga pozicioni i shtrëngimit në pozicionin e lirë me lëvizjen e mëtejshme të elementit metalik (11, 65), pas zgjerimit të elementit metalik (11, 65). |
| 9 | Një pajisje në pajtueshmeri me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme që karakterizohet nga ajo që njësia mbajtëse (15, 35, 36) formohet në çdo rast si një njësi bartëse qarkulluese, në veçanti si një njësi bartëse me qarkullim të pandërprerë. |
| 10 | Një pajisje në pajtueshmëri me pretendimin 9 që karakterizohet nga ajo që të paktën dy njësi bartëse qarkulluese (35, 36) vendosen në secilën anë gjatësore (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65) dhe nga ajo që çdo anë gjatësore (22, 23, 67, 68) e elementit metalik (11, 65) shtrëngohet ne çdo rast ndërmjet të pakten dy njësive bartëse (35, 36). |
| 11 | Një pajisje në pajtueshmëri me pretendimin 9 që karakterizohet nga ajo që të paktën një njësi bartëse qarkulluese (15) vendoset në secilën anë gjatësore (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65) dhe nga ajo që çdo anë gjatësore (22, 23, 67, 68) e elementit metalik (11, 65) shtrëngohet përkatësisht në pjesët shtrënguese (19) që jepen të njësia bartëse qarkulluese (15). |
| 12 | Një pajisje në pajtueshmeri me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme që karakterizohet nga ajo që rajoni i zgjerimit (21) formohet ndërmjet pjesëve shtrënguese të spostuara reciprokisht në të kundërt (19), në të cilat hapësira ndërmjet pjesëve shtrënguese të spostuara reciprokisht në të kundërt (19) rritet dhe në veçanti nga ajo që hapësira ndërmjet pjesëve shtrënguese të spostuara reciprokisht në të kundërt (19) rritet vazhdimisht ndjeshëm në rajonin e zgjerimit (21). |
| 13 | Një pajisje në pajtueshmeri me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme që karakterizohet nga ajo që gjatë ecjes në rajonin (20) të elementit metalik (11, 65) pjesët shtrënguese të spostuara reciprokisht në të kundërt (19) kanë në thelb një hapësirë të pandryshueshme në lidhje me njera tjetrën. |
| 14 | Një pajisje në pajtueshmëri me pretendimin 12 dhe pretendimin 13 që karakterizohet nga ajo që rajoni i zgjerimit (21) bashkohet me rajonin e futjes në brendësi (20). |
| 15 | Një pajisje në pajtueshmeri me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme që karakterizohet nga ajo që njësitë mbështetëse bëhen si konvejerë trase (15, 35, 36). |
| 16 | Një pajisje në pajtueshmeri me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme që karakterizohet nga ajo që jepet një pajisje laminuese ose presuese nga poshtë nëpërmjet së cilës elementi metalik i zgjeruar (11, 65) presohet ose laminohet, në veçanti në pjesën (rajonin) e çarë të tij. |
| 17 | Një metodë për zgjerimin e elementëve metalikë të gjatë (11, 65) që lëvizin në drejtimin gjatësor dhe që kanë, të paktën pjesërisht, të çara të përshtatshme për formimin e elementëve profilorë, si, për shembull, profilet vertikalë ose suvatues, në veçanti duke përdorur një pajisje në pajtim me ndonjë prej pretendimeve të mëparshme, ku ana e parë gjatësore (22) e elementit metalik (11, 65) shtrëngohet për të mbajtur pjesën e parë mbajtëse (19, 38, 49, 50) dhe ana e dytë gjatësore (23) e elementit metalik (11, 65) për të mbajtur pjesën e dytë mbajtëse (19, 38, 49, 50) të spostuar në anë të kundërt të pjesës së parë mbajtëse, me pjesë mbajtëse (19, 38, 43, 44), secila prej të cilave jepet te njësia bartëse (15, 35, 36, 39, 40) prej së cilës pjesët mbajtëse (19, 38, 43, 44) çvendosen automatikisht anash, perpendikularisht me drejtimin e elementit metalik (11, 65) gjatë lëvizjes përpara të elementit metalik (11, 65), që karakterizohet nga ajo që pjesët mbajtëse formojnë në vetvete pjesët shtrënguese (19, 38, 49, 50) dhe se anët gjatësore të lëmuara (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65), mbahen me shtrëngim në sektorët shtrëngues (19, 38, 49, 50), pa përfshirjen e elementëve që formohen në anët gjatësore (22, 23, 67, 68), me pjesët shtrënguese (19, 43, 44), secila prej të cilave përfshin rajonin e kontaktit (29, 52) dhe anët gjatësore (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65) që shtrëngohet ndërmjet rajonit të kontaktit (25, 45, 46) dhe rajonit të kontaktit (29, 52). |
| 18 | Një metodë në pajtim me pretendimin 17, që karakterizohet nga ajo që anët gjtësore (22, 23, 67, 68) të elementit metalik (11, 65) shtrëngohen ndërmjet rajonit të kontaktit (25, 45, 46) dhe detalit ekscentrik (27) që formon rajonin shtrëngues (29). |
| 19 | Një metodë në pajtim me pretendimin 18, që karakterizohet nga ajo që forca shtrënguese e gjeneruar nga detali ekscentrik (27) rritet automatikisht me lëvizjen anash të pjesëve shtrënguese. |
| 20 | Një metodë në pajtim me pretendimet 17 dhe 19, që karakterizohet nga ajo që secila prej pjesëve shtrënguese përfshin një shumicë elementësh shtrëngues (19, 49, 50) dhe nga ajo që elementët shtrëngues (19, 49, 50) sillen automatikisht nga pozicioni i lirë në pozicionin shtrëngues nëpërmjet një pjese kontrolluese, në veçanti në formën e një gjurme drejtuese. |
| 21 | Një metodë në pajtim me pretendimin 20, që karakterizohet nga ajo që pjesa kontrolluese lëviz për të kompensuar pozicionet e ndryshme të elementëve shtrëngues (19, 49, 50) dhe në veçanti nga ajo që pjesa kontrolluese (72) lëviz hidraulikisht ose nëpërmjet forcës së sustës. |
| 22 | Një pajisje në pajtueshmëri me një prej pretendimeve 20 ose 21 që karakterizohet nga ajo që, pasi elementët shtrëngues (19, 49, 50) vijnë në pozicionin shtrëngues, ato shkëputen nga pjesa kontrolluese (72) gjatë lëvizjes anash të pjesëve shtrënguese (19, 38, 49, 50). |
| 23 | Një metodë në pajtim me pretendimet 17 dhe 22, që karakterizohet nga ajo që secila nga pjesët shtrënguese përfshin një shumicë elementësh shtrëngues (19, 49, 50) dhe nga ajo që elementët shtrëngues (19, 49, 50) sillen automatikisht nga pozicioni shtrëngues në pozicionin i lirë nëpërmjet pjesës kontrolluese (73), në veçanti në formën e gjurmës drejtuese sipas një gunge, pas zgjerimit të elementit metalik (11, 65) gjatë lëvizjes së elementit metalik (11, 65). |