REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3015 2009.10.23
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2021.12.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2009/3017 2009.04.10
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2009.07.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
01988041.8 2001.12.18
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1343858 2009.02.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
CH 249500
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Nesi Plant S.A. Via Cattori, 5 6902 Lugano
(72) Shpikës
Emri Adresa
SORACE, Vincenzo c/o NESI PLANT S.A., Via Cattori 5 CH-6902 Lugano , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Rifat KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
Rifat KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
(54) Titull
PROCES DHE APARAT PER PRODHIMIN E HIDROGJENIT DHE DIOKSIDIT TE KARBONIT NEPERMJET GAZIFIKIMIT TE MATERIALEVE TE PAPERPUNUARA.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Proçes për prodhimin e hidrogjenit të pastër dhe dioksidit të karbonit në një reaktor me anë të gazifikimit të lëndëve të papërpunuara (lënda e parë) likuide, baltore ose solide, ose e prodhuar për qëllim industrial nga procese industriale në të cilat ato nuk mund të riciklohen, ose lëndë djegëse nga mbetjet e biomasave; procesi përfshin fazat: e gazifikimit pa akumulimin e grimcave në reaktor, e nxjerrjes së mbetjeve solide në formë pluhuri ose të qelqëzuar, e pastrimit dhe kompresimit të singazit të përftuar, e veçimit të gazit të pastër, hidrogjenit dhe dioksidit të karbonit që përmban singazi; ky proçes karakterizohet nga ajo që: a) materialet e papërpunuara (lënda e parë) trajtohen në seksionin e furnizimit të reaktorit duke e kompaktësuar materialin e furnizuar për të larguar ajrin që gjendet në të, pastaj e grin materialin e kompaktësuar në masa grimcore të kontrolluara për ta bërë gazifikimin më të lehtë, dhe futja e këtij materiali ne zonën e gazifikimit të reaktorit nën një atmosferë inerte me anë të një rryme CO2 pa lejuar hyrjen e ajrit të jashtëm; b) lënda e parë (materialet e papërpunuara) në zonën e gazifikimit të një reaktori monotubular i cili është i orientuar vertikalisht dhe me zgjerim në diametër nga maja tek fundi, duke bërë që rryma zbritëse e të dyjave, si e fazës solide ashtu dhe e singazit të prodhuar, kalon gazifikimin në një atmosferë që vjen duke u zvogëluar, në një temperaturë pune të rregulluar me anë të një profili termal të ndryshueshëm, i cili përftohet nëpërmjet një serie çiftesh torçesh (llampa me bateri) të vendosura përgjatë zonës së gazifikimit secila në 1800 nga tjetra, temperaturë e cila, sipas karakteristikave fiziko-kimike të materialit të furnizuar , varion midis një minimaleje prej 350 0 C në pjesën e sipërme të zonës së gazifikimit dhe një maksimaleje prej 1200 0 C në pjesën e poshtme të së njëjtës zonë; c) mbetjet solide të gazifikimit grumbullohen duke rënë në zonën e shkarkimit të vendosur në pjesën fundorë të reaktorit, e cila vepron si dhomë e oksidimit final me shkarkim në formë pluhuri, ose si dhomë oksidimi dhe shkrirëse dhe më pas e qelqëzimit nëpërmjet ftohjes në ujë; d) singazi i përftuar nga procesi i gazifikimit dërgohet për pastrim dhe trajtim të shpërbërjes multi-fazëshe për të përftuar H2 dhe CO2, me nje pastërti më të lartë se 99 %.
2 Proçes sipas pretendimit 1, i karakterizuar në atë që zona e gazifikimit b) e reaktorit monotubular, përbëhet nga një seri zonash termale, të gjendura në seksionet cilindrike me gjatësi 1 deri në 3 metra, me një diametër të brendshëm (me madhësi në rritje nga maja tek pjesa fundore) midis 0.5 m minimale dhe 2.5 m maksimale, temperatura e punës e të cilave mund të vendoset lirshëm midis 350 0 C dhe 1200 0 C.
3 Proçes sipas pretendimit 2, i karakterizuar në atë që çdo zonë termale ka çiftet e torçeve të saj, ku temperature matet me anë të një termoçifti i cili, nëpërmjet një qarku elektrik, rregullon rrjedhjen e lëndës djegëse dhe të oksigjenit, lënda djegëse e vetme, e dozuar në përmasa stoikiometrike.
4 Proçes sipas pretendimit 1, i karakterizuar në atë që zona e shkarkimit c) është e pajisur me një vidë arkimediane për shkarkimin e mbetjeve në formë pluhuri, përpara se oksidimi final termal të largojë çdo gjurmë karboni.
5 Proçes sipas pretendimit 1, i karakterizuar në atë që zona e shkarkimit c) është e pjerrët (me pendencë) për të lejuar mbetjet e shkrira të rrjedhin, përpara se oksidimi final termal të largojë çdo gjurmë karboni.
6 Proçes sipas pretendimeve 4 dhe 5, i karakterizuar në atë që zona e shkarkimit është e pajisur me torçe, përveç torçeve të zonës së gazifikimit, me përmasat e veta të temperaturës, e cila lejon të arrihet një temperaturë e paracaktuar që varet nga mbetjet solide të përftuara që janë ose në formë pluhuri ose në formë të qelqëzuar.
7 Proçes sipas pretendimit 6, i karakterizuar në atë që torçet e zonës së shkarkimit mund të furnizohen me sasi lënde djegëse, duke krijuar kështu një zonë oksidimi të lehtë e cila shkakton largimin e karbonit nga mbetjet solide të gazifikimit.
8 Reaktor (1) për kryerjen e proçesit të gazifikimit të lëndëve të para (materialeve të papërpunuara) pa akumulimin e grimcave në reaktor, sipas pretendimeve 1 - 7, reaktor i cili përbëhet nga: një zonë furnizimi (3) për të penguar hyrjen e ajrit në reactor; një grirës (38) për të copëtuar lëndën e parë në masat e dëshiruara dhe për t'i transportuar ato në seksionin tjetër nëpërmjet një vide arkimediane (39); një zonë gazifikimi (5) që përbëhet nga një seri seksionesh cilindrike (55), njëra mbi tjetrën, që vijnë duke u zgjeruar në diametër nga maja në fund, të bashkuara me anë të koneve (56), duke mbajtur kështu singazin e zhvilluar në një shpejtësi konstante duke kaluar nëpërmjet seksioneve cilindrike me një gjatësi 1 deri në 3 m, secila e pajisur me të paktën një çift torçesh (57) dhe pajisje matëse termometrike (58); një zonë shkarkimi e mbetjeve solide ( e lidhur me zonën e gazifikimit nëpërmjet seksionit cilindrik të reaktorit 59) në zonën e oksidimit të pjesshëm, për nxjerrjen në formë të qelqëzuar (7), ose në formë pluhuri (8).
9 Reaktor sipas pretendimit 8, i karakterizuar në atë që çdo pajisje matëse termometrike (58) rregullon sasinë e lëndës djegëse të torçit korrespondues.
10 Reaktor sipas pretendimit 8, i karakterizuar në atë që zona e shkarkimit të mbetjeve solide përbëhet nga një dhomë horizontale në formë paralelpipedi, me një pjerrësi prej 4 - 8 % kundrejt vrimës së shkarkimit (72) për të ndihmuar grumbullimin e mbetjeve të shkrira.
11 Reaktor sipas pretendimit 8, i karakterizuar në atë që zona e shkarkimit përbëhet nga një dhomë horizontale cilindrike, e pajisur me nje vidë arkimediane (83) për të dërguar mbetjet solide në formë pluhuri për tek dalja (vrima) e shkarkimit.
12 Reaktor sipas pretendimit 8, i karakterizuar në atë që, në zonën e gazifikimit (5), të gjitha torçet (57) janë të pajisura me një sistem rregullimi elektronik për të përcaktuar , nëpërmjet një kompjuteri në dhomën e kontrollit, profilin më të përshtatshëm termal në gazifikimin e lëndës së parë me të cilën furnizohet reaktori.
13 Reaktor, sipas pretendimit 8, i karakterizuar në atë që zona e gazifikimit (5) mbahet në një atmosferë të zvogëluar dhe lidhet me zonën e shkarkimit për shkarkimin e mbetjeve solide të qelqëzuara (7) ose në formë pluhuri (7), e cila mbahet nën një atmosferë lehtësisht oksiduese.