REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3107 2010.03.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.10.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2009/2970 2009.06.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2009.12.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06121891.3 2006.10.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1911947 2008.12.17
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Chen, Yung-Ching No. 6, Chang Ping East 6th Road Hsien Hsi Shang Changhua
CHEN, Chih-Chieh No.6, Chang Ping East 6th Road, Hsien Hsi Shang, 507, Changhua, Taiwan
(72) Shpikës
Emri Adresa
CHEN, Yung-Ching No. 6, Chang Ping East 6th Road Hsien Hsi Shang Changhua , TW
CHEN, Chih-Chieh No. 6, Chang Ping East 6th Road Hsien Hsi Shang Changhua , TW
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
Fatos DEGA P.O. Box - 2420, Tirana , AL
(54) Titull
MOTOR ME DJEGIE TE BRENDESHME
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një motor që përfshin: bllokun e cilindrit (10) me një piston kryesor (20) dhe një piston të jashtëm (30) që së bashku formojnë një piston të çiftuar; ku i ashuquajturi pistoni i jashtëm (30): mëngëzohet jashtë pistonit kryesor (20), duke u lidhur përmes dy shufrave anësore (35) me ullukët në formë zemre në të dyja anët e boshtit motorrik (18), në fund të bllokut të cilindrit (10), dhe lëviz së bashku me pistonin kryesor (20) në korsat lart e poshtë, karakterizohet nga të dyja anët e boshtit motorik (18) që venë në lëvizje pistonin e jashtëm (30) në korsën e sipërme dhe të poshtme kanë nga një ulluk të madh rrethor (41) dhe nga një ulluk të vogël rrethor (42A, 42B).
2 Motori sipas pretendimit 1, ka për pistonin kryesor (20) ose për pistonin e jashtëm (30) të pistonit të çiftuar një përparëse me unazë bllokuese për të penguar rrjedhjen e lubrifikantit (171) përmes rrugës së hyrjes së ajrit (11) dhe të shkarkimit të ajrit (12).
3 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, ka në të dyja anët e boshtit motorik ullukë në formë zemre që janë konkave, konvekse ose kombinim i të dyjave.
4 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, ka vrime cilindri me dy seksione në bllokun e cilindrit (10) dhe me dy diametra të brendshëm.
5 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, ka një bosht me gunga (17), në fund të bllokut të cilindrit (10), që lidhet me një rrugë ajri njëkalimshe për të kontrolluar drejtimin e rrjedhjes së gazit.
6 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, lejon gazet në boshtin me gunga (17), në fund të bllokut të cilindrit (10), të rrjedhin në cilindër përmes rrugës së ajrit njëkalimshe ose të lenë boshtin me gunga (17) dhe të rifuten në cilindër.
7 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, përmban një sistem injektimi direkt të lëndës djegëse në cilindër, që përfshin pompën e naftës, një valvolë kontrolli dhe një valvolë rregullimi njëkalimshe, ku fuqia që ve në lëvizje pompën e naftës vjen nga rrotullimi i ullukëve në formë zemre në të dyja anët e boshtit motorik (18), brenda boshtit me gunga në fund të bllokut të cilindrit (10).
8 Motori, sipas njerit prej pretendimeve të mëparshme, është i tillë që sipërfaqja e përbashkët e pistonit të jashtëm (30) dhe pjesa e parë e vrimës së cilindrit janë të valëzuara.