REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
2908 2009.10.15
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2019.09.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2009/2938 2009.01.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2009.07.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
99949656.5 1999.09.13
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1113810 2008.12.31
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 100182
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Board of Regents, The University of Texas System 201 West 7th Street Austin Texas 78701
(72) Shpikës
Emri Adresa
MUNDY, Gregory, R. 3719 Morgan's Creek San Antonio, TX 78230 , US
YONEDA, Toshiyuki 3530 Hunters Sound San Antonio, TX 78230 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Eno DODBIBA RR."Naim FRASHERI" P.60/3, Shk.1, Ap.16, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Eno DODBIBA RR."Naim FRASHERI" P.60/3, Shk.1, Ap.16, Tiranë , AL
(54) Titull
METODA TE TRAJTIMIT TE MIELOMAVE TE SHUMEFISHTA DHE REZORBIMIT TE KOCKES QE SHKAKTOHET NGA MIELOMA DUKE PERDORUR ANTAGONISTE TE LIDHJES INTEGRIN/RECEPTOR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Përdorimi i një antitrupi apo fragmenti të tij antigen-lidhës të zgjedhur nga: (a) një antitrup anti-VLA-4 ose fragment i tij antigen-lidhës; (b) një antitrup anti-alpha4/beta7 integrin ose fragment i tij antigen-lidhës; dhe (c) një antitrup anti-VCAM-1 ose fragment i tij antigen-lidhës, për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike për trajtimin e mielomës multiple, ku antitrupi ose fragmenti i tij antigen-lidhës zgjidhet prej grupit të përbërë nga një antitrup human, një antitrup kimerik një antitrup i humanizuar dhe fragmente të tyre që lidhin antigenin.
2 Përdorimi i një antitrupi apo fragmenti të tij antigen-lidhës të zgjedhur nga: (a) një antitrup anti-VLA-4 ose fragment i tij antigen-lidhës; (b) një antitrup anti-alpha4/beta7 integrin ose fragment i tij antigen-lidhës; dhe (c) një antitrup anti-VCAM-1 ose fragment i tij antigen-lidhës, për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike për frenimin e rezorbimit kockor të shoqëruar me tumore të palcës kockore ku antitrupi ose fragmenti i tij antigen-lidhës zgjidhet prej grupit të përbërë nga një antitrup human, një antitrup kimerik një antitrup i humanizuar dhe fragmente të tyre që lidhin antigenin.
3 Përdorimi i një polipeptidi VLA-4 ose VCAM-1 të tretshëm që antagonizon ndërveprimin VLA-4/CAM-1 për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike për trajtimin e mielomës multiple.
4 Përdorimi i një polipeptidi VLA-4 ose VCAM-1 të tretshëm që antagonizon ndërveprimin VLA-4/CAM-1 për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike për frenimin e rezorbimit kockor të shoqëruar me një tumor të palcës kockore.
5 Përdorimi i pretendimit 1 ose 2, ku antitrupi ose fragmenti i tij antigen-lidhës është një antitrup anti-VLA-4 ose fragment i tij antigen-lidhës zgjedhur prej grupit të përbërë nga: një antitrup HP1/2 ose fragment i tij antigen-lidhës, një antitrup HP2/1 ose fragment i tij antigen-lidhës, një antitrup HP2/4 ose fragment i tij antigen-lidhës, një antitrup L25 ose fragment i tij antigen-lidhës, një antitrup P4C2 ose fragment i tij antigen-lidhës, një antitrup P4G9 ose fragment i tij antigen-lidhës,.
6 Përdorimi i pretendimit 1 ose 2, ku antitrupi ose fragmenti i tij antigen-lidhës është një antitrup anti-VLA-4 i humanizuar ose fragment i tij antigen-lidhës që përfshin një varg të lehtë të humanizuar dhe një varg të rëndë të humanizuar, ku vargu i lehtë dhe ai i rëndë përfshijnë secili rajone përcaktues të komplementaritetit (CDR1, CDR2 dhe CDR3) nga antitrupi 21.6 anti-VLA-4 i miut.
7 Përdorimi i pretendimit 6, ku (a) vargu i lehtë i humanizuar përfshin një strukturë të një rajoni variabël nga një sekuencë e strukturës së rajonit variabël të një vargu të lehtë kappa të humanizuar, ku të paktën një pozicion aminoacidik i strukturës zihet nga aminoacidi i pranishëm në pozicionin ekuivalent në strukturën e rajonit variabël të vargut të lehtë tek imunoglobulina 21.6 e miut; dhe (b) vargu i rëndë i humanizuar përfshin një strukturë të një rajoni variabël nga një sekuencë e strukturës së rajonit variabël të një vargu të rëndë human, ku të paktën një pozicion aminoacidik i strukturës zihet nga aminoacidi i pranishëm në pozicionin ekuivalent në strukturën e rajonit variabël të vargut të rëndë tek imunoglobulina 21.6 e miut.
8 Përdorimi sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku antitrupi, fragmenti i tij antigen-lidhës ose polipeptidi janë konfiguruar për administrim parenteral.
9 Përdorimi sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku antitrupi, fragmenti i tij antigen-lidhës ose polipeptidi është i përshtatshëm për përdorim në kombinim me një ose më tepër nga: një kortikosteroid, një anti-inflamator, një imunosupresor, një antimetabolit dhe një imunomedulator.
10 Përdorimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1, 2 ose 5 deri në 9, ku antitrupi ose fragmenti i tij antigen-lidhës është një antitrup monoklonal apo fragmenti i tij antiken-lidhës.
11 Përdorimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1, 2 ose 5 deri në 10, ku antitrupi anti-VLA-4 ose fragmenti i tij antigen-lidhës lidh vargun alfa të VLA-4.
12 Përdorimi sipas cilitdo prej pretendimeve 1, 2 ose 5 deri në 11, ku antitrupi anti-VLA-4 ose fragmenti i tij antigen-lidhës është një antitrup anti-VLA-4 ose një fragmenti i tij antigen-lidhës specifik për epitopin B.