REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
2545 2008.09.03
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.07.27
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2008/2569 2008.02.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2008.10.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
05768606.5 2005.07.27
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1778193 2007.12.26
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102004036641
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
KRKA, tovarna zdravil, d.d., Novo mesto Smarjeska cesta 6 8501 Novo mesto
(72) Shpikës
Emri Adresa
PISEK, Robert Trzaska cesta 47 1000 Ljubljana , SI
ZUPANCIC, Silvo Seidlova cesta 34 8000 Novo mesto , SI
SEGULA, Zakelj, Mojca Naversnikova 26 2000 Maribor , SI
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
(54) Titull
PERBERJE FARMACEUTIKE ME LESHIM TE PERZGJATUR NE FORME GRIMCASH QE PERMBAN VENLAFAKSINE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike që përmban venlafaksinë ose një kripë të saj farmaceutikisht të pranueshme që përfshin stadet e mëposhtëm (1) përgatitjen e një suspensioni venlafaksine ose një kripe të venlafaksinës në një tretës ku venlafaksina ose kripa e saj ka një tretshmëri prej më pak se 25 g/l në temperaturën e dhomës; (2) shndërrimin e suspensionit të stadit (1) në formë grimcash; (3) mbulimi i grimcave të përftuara në stadin (2) me një shtresë prej një polimeri me çlirim të zgjatur.
2 Metoda e pretendimit 1, ku hidrokloruri i venlafaksinës përdoret si ingredient aktiv.
3 Metoda e pretendimit 2, ku hidrokloruri i venlafaksinës përdoret në formën e një polimorfi kryesisht të pastër.
4 Metoda e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku suspensioni i pretendimit (1) veç të tjerave përfshin një lidhës.
5 Metoda e pretendimit 4, ku përdoret një lidhës që është i tretshëm në tretës.
6 Metoda e pretendimit 5, ku lidhësi zgjidhet prej grupit të përbërë nga derivate të celulozës, pirrolidon polivinili (PVP), alkool polivinili (PVA) dhe përzierje të tyre.
7 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 4 në 6, ku venlafaksina ose kripa e saj dhe lidhësi janë përdorur në një raport peshe prej 2:1 deri në 20:1, llogaritur në bazë të sasisë fillestare të venlafaxinës.
8 Metoda e cilitdo prej pretendimeve të mësipërm, ku suspensioni i stadit (1) përfshin më tej një agjent kundër ngjitjes.
9 Metoda e pretendimit 8, ku agjenti kundër ngjitjes është një talk.
10 Metoda e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku në stadin (2) suspensioni shndërrohet në formë grimcash duke mbuluar suspensionin e stadit (1) në grimca me bërthamë inerte.
11 Metoda e pretendimit 10, ku bërthamat inerte janë të përbëra kryesisht nga sakarozë, niseshte, celulozë mikrokristaline ose një përzierje e tyre, veçanërisht një përzierje e sakarozës dhe niseshtesë.
12 Metoda e pretendimit 10 ose 11, ku grimcat me bërthamë inerte nuk janë grimca të ngjashme.
13 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 12 ku polimeri me çlirim të zgjatur është një polimer me çlirim të zgjatur hidrofobik.
14 Metoda e pretendimit 13 ku polimeri me çlirim të zgjatur zgjidhet prej grupit të përbërë nga acetat polivinili (PVAc), pirrolidon polivinili (PVP), poli(met)akrilate si kopolimere të acidit akrilik dhe/ose acidit metakrilik me timetil-amuniumetilmetakrilat, polimere dhe kopolimere të acidit metakrilik dhe acidit akrilik, etilcelulozë, metilcelulozë, dhe përzierje të tyre.
15 Metoda e pretendimit 14, ku një përzierje polimeresh përdoret në stadin (3) që përfshin një përzierje të acetatit të polivinilit (PVAc) dhe pirrolidonit të polivinilit (PVP)
16 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 15, kun ë stadin (3) përdoret një përzierje e një polimeri me çlirim të zgjatur dhe një plastifikues.
17 Metoda e pretendimit 16, ku plastifikuesi zgjidhet prej grupit të përbërë nga 1,-2-propilen glikol, trietil citrat, polietilen glikol, triacetinë, dibutil sebacat dhe përzierje të tyre.
18 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 17 duke përfshirë stadin shtesë të vënies së një shtrese ndarëse mbi grimcat e formuara në stadin (2).
19 Metoda e pretendimit 18, ku shtresa ndarëse formohet duke përdorur një suspension ujor ose një solucion organik të një polimeri që zgjidhet prej grupit të përbërë nga celuloza dhe derivatet e celulozës, polivinil pirrolidon, alkool polivinili (PVA) dhe përzierje të tyre.
20 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 19 që përfshin më tej tharjen e grimcave të përftuara në stadin (2), grimcave të mbuluara të përftuara në stadin (3) dhe/ose grimcave të përftuara në metodën e pretendimeve 18 dhe 19.
21 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 20 ku metoda kryhet në një aparat per veshjen tabletave (fluid bed coater)
22 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 10 në 21, dukë përfshirë mbulimin e suspensionit të stadit (1) në grimca me bërthamë inerte për të përftuar një grup grimcash që përfshijnë një shtresë të formuar duke depozituar suspensionin e hapit (1) që ka një trashësi të caktuar; mbulimin e suspensionit të hapit (1) në grimca me bërthamë inerte për të përftuar të paktën një grup grimcash që përfshijnë një shtresë të formuar duke depozituar suspensionin e hapit (1) që ka një trashësi të ndryshme nga e para dhe përzierjen e grupeve të grimcave për të përftuar një grup grimcash që ndryshojnë në trashësinë e shtresës së formuar duke depozituar suspensionin e stadit (1).
23 Metoda e cilitdo prej pretendimeve 1 në 22, ku grimcat e përftuara në stadin (3) mbushen në kapsula ose formojnë tableta.
24 Një përbërje farmaceutike e përftueshme nga procesi i cilitdo prej pretendimeve 1 në 23.
25 Përbërja e pretendimit 24, që përfshin 15 deri në 50 % peshë venlafaksinë ose kripë të saj, të llogaritur në bazë të nivelit fillestar të venlafaksinës dhe bazuar në peshën totale të përbërjes.
26 Përbërja e pretendimit 24 ose 25, që përfshin 2 deri në 35 % peshë polimer me çlirim të zgjatur, bazuar në peshën totale të përbërjes.
27 Përbërja e cilitdo prej pretendimeve 24 në 26 që përfshin 20 deri në 55 % peshë bërthama inerte, bazuar në peshën totale të përbërjes.
28 Përbërja e cilitdo prej pretendimeve 24 në 27, ku shtresa që përmban venaflaksinë ose kripë të saj përfshin 2 deri në 5 % peshë të një lidhësi, bazuar në peshën totale të përbërjes.
29 Përbërja e cilitdo prej pretendimeve 24 në 28, ku polimeri i shtresës ndarëse përfshin 1 deri në 5 % peshë të peshës totale të përbërjes.