Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
2515
2008.09.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.11.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2007/2505
2007.12.04
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2008.10.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04805466.2
2004.11.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1702137
2007.09.19
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 313401 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| MDI - Motor Development International S.A. | 23, rue Beaumont 1219 Luxembourg |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| NEGRE, Guy, c/o MDI S.A. | Z.I. de Carros Le Broc, 3405, 4e avenue, B.P. 547 F-06516 Carros Cedex , FR |
| NEGRE, Cyril, c/o MDI S.A. | Z.I. de Carros Le Broc, 3405, 4e avenue, B.P. 547 F-06516 Carros Cedex , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
MOTOR ME DHOMEZ AKTIVE MONO DHE/OSE BI-ENERGJIKE ME AJER TE KOMPRESUAR DHE/OSE ENERGJI SHTESE DHE CIKLI TERMODINAMIK I TIJ.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Motor me dhomëz aktive që përfshin të paktën një piston motori (1) që rrëshqet në një cilindër (2) të kontrolluar nga një pajisje për ndalimin e pistonit në pikën më larg boshtit dhe furnizuar me ajër të ngjeshur ose çfarëdo gazi tjetër me presion të lartë të mbajtur në një rezervuar ruajtës (22) që reduktohet në një presion mesatar të quajtur presioni aktiv në një kapacitet pune (19) duke u parapëlqyer përmes një valvule reduktuese dinamike të presionit karakterizuar: - Në atë që dhomëza e zgjerimit përbëhet nga një volum i ndryshueshëm i pajisur me mjete për të prodhuar punë dhe që është bashkuar dhe në kontakt të përhershëm me hapësirën e përmbajtur mbi pistonin e motorit (1) me anë të një kalimi të përhershëm (12). - Në atë që kur pistoni (1) ndalet në pikën më larg boshtit, ajri ose gazi nën presion futet në dhomëzën e zgjerueshme kur është në volumin e saj më të vogël dhe nën shtytjen e këtij ajri nën presion, ajo rrit volumin e saj duke prodhuar punë, - Në faktin që dhomëza e zgjerueshme mbahet shumë pranë volumit të saj maksimal, ajri i ngjeshur i gjendur brenda më pas futet në cilindrin e motorit (2) duke shtyrë kështu pistonin e motorit (1) poshtë përgjatë rrugës së tij duke prodhuar në këtë mënyrë punë, - Në faktin që gjatë lëvizjes sipër të pistonit të motorit (1) gjatë kohës së shkarkimit, volumi i ndryshueshëm në dhomëzën e zgjerueshme kthehet në volumin e tij më të vogël për të rifilluar ciklin e plotë të punës. |
| 2 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 1 karakterizuar në faktin që cikli i punës së dhomëzës aktive në lidhje me ciklin e pistonit të motorit përfshin tre faza në mënyrë të atillë që: - Kur pistoni i motorit ndalet në pikën më larg boshtit: futja e një ngarkese në dhomëzën aktive duke prodhuar punë me anë të rritjes së volumit të saj, - Gjatë lëvizjes zgjeruese të pistonit të motorit: ruajtja në një volum të paracaktuar që është volumi aktual i dhomëzës së zgjerueshme, - Gjatë kohës së shkarkimit të pistonit të motorit: rikthimi i dhomëzës aktive në volumin e saj minimal për të mundësuar përsëritjen e ciklit. |
| 3 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimeve 1 dhe 2 për të cilët cikli termodinamik i operimit me mënyrën me ajër të ngjeshur me një energji të vetme karakterizohet nga një zgjerim izotermik pa punë me ruajtje të energjisë, kryer midis rezervuarit ruajtjes të ajrit të ngjeshur me presion të lartë dhe kapacitetit të punës, ndjekur nga një zhvendosje shoqëruar me një zgjerim shumë të vogël në cilindrin me presion njohur si kuazi-izotermike me pune, më pas një zgjerim politropik me punë në cilindrin e motorit dhe në fund një shkarkim në presion atmosferik që do të thotë 4 katër faza si më poshtë: - Një zgjerim izotermik pa punë, - Një zhvendosje, zgjerim i vogël me punë i njohur si kuazi-izotermik, - Një zgjerim politropik me punë, - Një shkarkim në presionin e mjedisit. |
| 4 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimeve 1 në 3 karakterizuar në faktin që kapaciteti i punës (19) përfshin një pajisje (25, 26) për ngrohjen e ajrit të ngjeshur me një energji shtesë të siguruar nga karburant fosil ose tjetër lloj, pajisja e lartpërmendur rrit temperaturën dhe/ose presionin e ajrit që kalon përmes saj. |
| 5 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 4 karakterizuar në faktin që ajri i ngjeshur ngrohet nga djegia e karburantit fosil ose biologjik direkt në ajrin e ngjeshur, motori atëherë thuhet të jetë i tipit me djegie jashtë brenda. |
| 6 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 4 karakterizuar në faktin që ajri i ngjeshur i gjendur në kapacitetin e punës ngrohet nga djegia e karburantit fosil ose biologjik në shkëmbyesin e nxehtësisë, flaka nuk bie në kontakt direkt me ajrin e ngjeshur, motori atëherë thuhet të jetë i tipit me djegie jashtë. |
| 7 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve 4 në 5 karakterizuar në faktin që ngrohësi termik përdor një proces reagimi termokimik mes një gazi dhe një lënde të ngurtë bazuar në transformimin me avullim të një fluidi reagjent të gjendur në një aparat avullimi, për shembull kripëra të tilla si kloruret e kalciumit, magnezit ose bariumit ose të tjera reaksioni kimik i të cilave prodhon nxehtësi dhe që mund të rigjenerohen kur mbaron reaksioni duke ngrohur reaktorin që mbron largimin e amoniakut të gaztë i cili rifitohet në aparatin e avullimit. |
| 8 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve 4 në 7 cikli termodinamik i të cilit kur punon në mënyrën e operimit me dy burime energjie me energji shtesë karakterizohet nga një zgjerim izotermik pa punë me ruajtje të energjisë, kryer në kapacitetin e punës nga një rritje në temperaturë nga ngrohja e ajrit nga një energji fosile ndjekur nga një zgjerim shumë i vogël njohur si kuazi-izotermik me punë, një zgjerim politropik me punë në cilindrin e motorit dhe në fund një shkarkim në presion atmosferik duke përfaqësuar pesë faza të njëpasnjëshme si më poshtë: - Një zgjerim izotermik pa punë, - Një rritje të temperaturës, - Një zhvendosje, zgjerim i vogël me punë i njohur si kuazi-izotermik, - Një zgjerim politropik me punë, - Një shkarkim në presionin e mjedisit. |
| 9 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme karakterizuar në faktin që momenti rrotullues dhe shpejtësia e motorit kontrollohen duke kontrolluar presionin në kapacitetin e punës (19). |
| 10 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme karakterizuar në faktin që gjatë operimit me mënyrën me energji të dyfishtë me energji shtesë, një aparat elektronik llogaritës kontrollon sasinë e energjisë së përdorur sipas presionit të ajrit të ngjeshur, pra të masës së ajrit të futur në kapacitetin e lartpërmendur të punës. |
| 11 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme karakterizuar në faktin që volumi i dhomëzës aktive është i përbërë nga një piston (14) i quajtur pistoni i presionit që rrëshqet në një cilindër (13) dhe i lidhur me anë të një boshti lidhës (15) me manivelin e motorit (9) sipas një sekuence klasike transmisioni. |
| 12 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 11 karakterizuar në faktin që lëvizja e pistonit të presionit (14) përcaktohet në mënyrë të atillë që kur arrihet volumi i zgjedhur si volum i dhomëzës dhe gjatë lëvizjes poshtë të pistonit të motorit (1), pistoni i presionit (14) mbaron lëvizjen e tij poshtë dhe fillon lëvizjen e tij sipër për të arritur pikën më larg boshtit pothuaj në të njëjtën kohë që pistoni i motorit arrin qendrën e tij të vdekur të sipërme. |
| 13 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme karakterizuar në faktin që për të mundësuar funksionimin autonom të motorit gjatë përdorimit të tij me energji shtesë dhe/ose kur rezervuari ruajtës me ajër të ngjeshur (22) është i zbrazur, motori me dhomëz aktive sipas shpikjes, është i lidhur me një kompresor ajri (27) për të furnizuar me ajër të ngjeshur rezervuarin ruajtës me ajër të ngjeshur me presion të lartë (22). |
| 14 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 13 karakterizuar në faktin që kompresori i ajrit (27) furnizon direkt kapacitetin e punës (19). Në këtë rast, motori kontrollohet duke kontrolluar presionin e kompresorit (27) dhe valvulën e reduktimit dinamik të presionit (21) midis rezervuarit ruajtës me presion të lartë dhe kapaciteti i punës mbetet i bllokuar. |
| 15 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimeve 13 dhe 14 karakterizuar në faktin që kompresori i ajrit i çiftuar (27) furnizon njëkohësisht ose në mënyrë të njëpasnjëshme në kombinim me rezervuarin ruajtës (22) dhe kapacitetin e punës (19). |
| 16 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme karakterizuar nga një funksionim me një energji të vetme me një karburant fosil (ose tjetër lloj), kapaciteti i punës (19) furnizohet vetëm nga kompresori i çiftuar i ajrit (27), rezervuari ruajtës me ajër të ngjeshur me presion të lartë lihet krejtësisht jashtë përdorimit. |
| 17 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 6 dhe cilitdo prej pretendimeve 13 në 16 karakterizuar në faktin që tubi i shkarkimit mbas zgjerimit përshtatet me grykën e kompresorit të çiftuar të ajrit. |
| 18 | Motor me dhomëz aktive sipas cilitdo prej pretendimeve të mësipërme që punon në mënyrën e veprimit me një burim energjie të vetme dhe me ajër të ngjeshur karakterizuar në faktin që motori përbëhet nga disa stade zgjerimi me përmasa cilindri në rritje me çdo stad duke përfshirë një dhomëz aktive sipas shpikjes dhe në faktin që midis secilit stad vendoset një shkëmbyes nxehtësie (29) për të ngrohur ajrin e tubit të shkarkimit nga stadi i paraardhës |
| 19 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimit 18 që funksionon me mënyrën e veprimit me energji të dyfishtë karakterizuar në faktin që shkëmbyesi i nxehtësisë i vendosur midis çdo stadi pajiset me aparat ngrohës që funksionon me energji shtesë. |
| 20 | Motor me dhomëz aktive sipas pretendimeve 18 dhe 19 karakterizuar në faktin që shkëmbyesit e nxehtësisë dhe aparati ngrohës kombinohen bashkë ose veçantë në një aparat me stade të shumëfishta që përdor të njëjtin burim energjie. |