Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
2295
2008.04.14
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2021.12.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2007/2465
2007.10.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2008.07.10
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
01995691.1
2001.12.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1345597
2007.10.03
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 128555 |
| EP | 1125742 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ARES TRADING S.A. | Zone Industrielle de l''Ouriettaz 1170 Aubonne |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DEL CURTO, Maria Dorly | Via Oratorio 4 I-27050 Corvino San Quirico , IT |
| CHICCO, Daniela | Via San Solutore 1 I-10010 Caravino , IT |
| ESPOSITO, Pierandrea | Via Lago S. Michele 12 I-10015 Ivrea , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Rifat KRYEZIU | Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Rifat KRYEZIU | Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
(54) Titull
NANAOGRIMCAT LIPIDE AMFIFILIKE PER INKORPORIMIN E PEPTIDIT DHE/OSE PROTEINES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Nanogrimca (grimca tepër të vogla) lipide që përmbajnë një ilaç, një matricë lipide dhe një surfaktant, të karakterizuara nga fakti që ilaçi në fjalë është një peptid ose një proteinë dhe matrica lipide në fjalë ka një përmbajtje monogliceride, e cila është të paktën 70 % w/w, ku përqindja bazohet në peshën e matricës lipide, ku nanogrimcat në fjalë variojnë nga 1 nm deri në 3 000 nm |
| 2 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 1, të karakterizuara nga fakti që përmbajtja monogliceride përbëhet nga 75 deri 99 % w/w, ku përqindja bazohet në peshën e matricës lipide. |
| 3 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 1 ose 2, të karakterizuara në faktin që nanogrimcat lipide në fjalë përmbajnë edhe ko-surfaktantë. |
| 4 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 1, të karakterizuara nga fakti që ilaçi në fjalë është një proteinë. |
| 5 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 1, të karakterizuara nga fakti që ilaçi në fjalë është një peptid. |
| 6 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 1, të karakterizuara nga fakti që ilaçi në fjalë është një peptid i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga analogë LHRH. |
| 7 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 6, të karakterizuara nga fakti që ky peptid është një dekapeptid që vepron si antagonist LHRH. |
| 8 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 6 ose 7, të karakterizuara nga fakti që dekapeptidi në fjalë është, N-Ac-D-2-Nal -D-pCIPhe -D-3-Pal-Ser- NicLys- D-NicLys-Leu-llys -Pro -D-Ala -NH2. |
| 9 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 6 ose 7, të karakterizuara nga fakti që dekapeptidi në fjalë është cetroreliks. |
| 10 | Nanogrimca lipide sipas njerit prej pretendimeve të më sipërme, të karakterizuara nga fakti që surfaktanti në fjalë përgjidhet midis fosfolipideve sintetike, derivateve dhe përzierjeve të tyre të hidrogjenuar, sfingolipideve dhe glikosfingolipideve, acideve të yndyrshme të saturuar ose të pasturuar, alkooleve të yndyrshme, ko-polimerëve polioksietilene-polioksipropilene, acideve yndyrore të etoksiluar, si dhe estereve ose etereve të tyre, ose kombinimi i dy ose më shumë prej atyre të përmendur më sipër. |
| 11 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 10, të karakterizuara nga fakti që surfaktanti në fjalë është dimiristoil fosfatidil glicerol. |
| 12 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 3, të karakterizuara nga fakti që ko-surfaktanti në fjalë është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga butanol, acidi butirik, acidi hekzanoik, sodium cholate, sodium tourocholate ose sodium glikocholate. |
| 13 | Nanogrimca lipide sipas njerit prej pretendimeve të më sipërme, të karakterizuara nga fakti që nanogrimcat përmbajnë edhe eksipientë farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 14 | Nanogrimca lipide sipas pretendimit 13, të karakterizuara në faktin që eksipientë të tillë janë polimerë me karakteristika bioadezivë ose absorbuese nxitëse të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga polimerë akrilikë, acide yndyrore zinxhir të mesme dhe glikole polietileni. |
| 15 | Nanogrimca lipide sipas njerit prej pretendimeve të më sipërme për t'u përdorur si një medikament. |
| 16 | Përbërje farmaceutike që përmban nanogrimca sipas njërit prej pretendimeve të më sipërme dhe një mbajtës farmaceutikisht të pranueshëm, diluent ose eksipient. |
| 17 | Proces për prodhimin e nanogrimcave lipide sipas njërit prej pretendimeve 1 - 15 që përfshin ose përbëhet nga fazat e: - inkorporimit të ilaçit në fazën lipide dhe shkrirja e surfaktantit dhe mbase dhe e ko-surfaktantit në fazën ujore në kushte të kontrolluara nxehtësie, - përzjerjes së fazës lipide me fazën ujore, - aplikimit të Homogjenizimit me Presion të Lartë (HPH) për të përftuar një para- emulsion dhe - ftohjes së nano-emulsionit në kushte të kontrolluara temperature. |
| 18 | Proces sipas pretendimit 17, i karakterizuar nga fakti që fazat e më sipërme kryhen në një pH ndërmjet 1 dhe 9. |
| 19 | Proces sipas pretendimit 17, i karakterizuar nga fakti që faza e përzjerjes në fjalë ndërmjet fazës lipide dhe ujore kryhet në një temperaturë midis 30oC dhe 90oC. |
| 20 | Proces sipas pretendimit 17, i karakterizuar nga fakti që faza e Homogjenizimit me Presion të Lartë (HPH) kryhet në një temperaturë midis 30oC dhe 90oC. |
| 21 | Proces sipas pretendimit 17, i karakterizuar nga fakti që faza e Homogjenizimit me Presion të Lartë (HPH) kryhet në një presion nga 50 deri në 2000 bar. |
| 22 | Nanogrimcat lipide që përftohen nga një proces sipas njërit prej pretendimeve nga 17-21. |