REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
1963 2007.04.24
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2022.03.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2006/1963 2006.06.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2007.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
02007421 2002.03.28
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1354800 2006.05.31
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Deutsche SiSi-Werke Betriebs GmbH Rudolf-Wild-Str.107-115, 69211 Eppelheim, DE
PIOFLEX Kunststoff in Form GmbH Robert-Bosch-Strasse 2, 79211 Denzlingen
(72) Shpikës
Emri Adresa
Wild, Hans-Peter Dr. Rudolf-Wild-Strasse 4-6 / 69214 Eppelheim , DE
Kraft, Eberhard Hebelstr. 1 / 74924 Neckarbischofsheim , DE
Hägle, Klaus Hauptstrasse 148 / 77966 Kappel-Grafenhausen , DE
Willi, Berthold Hattsteinstrasse 29 / 79423 Heitersheim , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Rifat KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
Vjollca KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tirane, Albania, AL , AL
Rifat KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
Vjollca KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tirane, Albania, AL , AL
(54) Titull
METODE PER PAISJE PER NGJITJEN E PIPAVE THITHESE NE QESET PLASTIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metodë për ngjitjen të paktën e një xhepi (2), sidomos e një xhepi plastik (2), mbi faqen e jashtme të një mbajtësjeje lëngjesh (3), veçanërisht të qeseve (kutijave) me lëngje (3), sipas hapave të më poshtëme: - nga një shirit me xhepa (1) hiqet shiriti bartës (4) që mbulon ngjitësin (20) midis shiritit me xhepa (1) dhe shirtit bartës (4), dhe ngjitësi (20) mbetet mbi shiritin me xhepa (1) - pastaj, nëpërmjet një procesi prerjeje (6), pritet të paktën një xhep (2) nga shiriti me xhepa (1), dhe - xhepi (2) ngjitet me ngjitës (20) në mbajtësen e lëngjeve (3), ku ngjitësi (20) midis shiritit me xhepa (1) dhe shiritit bartës (4) është parashikuar, për gjatë shiritit bartës (4), me zona jo ngjitëse të cilat distancojnë zonat ngjitëse (12) njëra pas tjetrës. bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4), dhe procesi i prerjes (6) bëhet në mënyrë të tillë që prerja të bjerë në një zonë jo ngjitëse (15).
2 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar nga ajo që zonat ngjitëse (12) dhe zonat jo ngjitëse (15) janë parashikuar në banda të parapërcaktuara kundrejt xhepave (2) të shiritit me xhepa (1).
3 Metodë sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar nga ajo që shiriti bartës (4) mund të jetë prej materiali plastik, prej letre, flete , pëlhurë e endur, lënde lidhëse, metali, gome, gome sintetike, rrip trapezoidal ose i dhëmbëzuar ose material filmi.
4 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 3, karakterizuar nga ajo se përdoret një shirit bartës (4) që të paktën nga njëra anë është parashikuar të jetë me një shtresë që nuk ngjit ose e silikonizuar ose e pajisur me teflon ose antingjitëse ose diçka të ngjashme
5 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 4, karakterizuar nga ajo që si ngjitës përdoret një ngjitës me aftësi ngjitëse të larta si për shembull një ngjitës i but (20); parasegjithash një ngjitës (20) Hot-Melt.
6 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 5, karakterizuar nga ajo që procesi i prerjes bëhet me një teh (5) dhe/ose një thikë që lëviz tutje-tëhu dhe/ose rrotullohet.
7 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 6, karakterizuar nga ajo që zonat jo ngjitëse (15) shtrihen tërthor me shiritin bartës (4).
8 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 7, karakterizuar nga ajo që zonat jo ngjitëse (15) janë formuar nga mungesa, mosveprimi ose mbulimi i ngjitësit (20).
9 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 8, karakterizuar nga ajo që procesi i prerjes kryhet midis xhepave (11).
10 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 9, karakterizuar nga ajo që xhepi (2) me shumë zona ngjitjeje (12) ngjitet në mbajtësen e lëngjeve (3) dhe/ose përdoren shumë shirita bartës (4).
11 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 10, karakterizuar nga ajo që shiriti me xhepa (1) me shiritin bartës (4) dhe ngjitësin (20) përftohen direkt me largimin e shiritit bartës (4).
12 Metodë sipas pretendimit 11, karakterizuar nga ajo që shiriti bartës (4) është një shirit i mbyllur qarkullues.
13 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 13, karakterizuar nga ajo që xhepat (2) e shiritit me xhepa (1) mbajnë një pipë thithëse (11) dhe/ose një takëm ngrëniesh dhe/ose vegla trazuese dhe/ose pjesë pajisjesh dhe/ose një dhuratë të vogël.
14 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 13, karakterizuar nga ajo se përdoret një shirit me xhepa (1), tek i cili zonat ngjitëse (12) janë parashikuar në drejtimin gjatësor të shiritit me xhepa (1) në mesin e xhepave (2).
15 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 14, karakterizuar nga ajo që mbajtësja e lëngjeve (3) është një mbajtëse e lëngjeve të frutave (3), një mbajtëse lëngjesh (3) ose një amballazh (3).
16 Shirit me xhepa (1), me ngjitës (20) dhe me një shirit bartës (4) që mbulon ngjitësin (20), ku - në drejtimin për gjatë shiritit bartës zonat e ngjitjes (12) distancohen nga njëra tjetra nëpërmjet zonave jo ngjitëse (15) - bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4).
17 Shirit me xhepa (1) sipas pretendimit 16 karakterizuar nga ajo që zonat ngjitëse (12) dhe jo ngjitëse (15) janë parashikuar në banda të parapërcaktuara kundrejt xhepave (2) të shiritit me xhepa(1).
18 Shirit me xhepa sipas pretendimit 16 dhe 17, karakterizuar nga ajo që shiriti bartës (4) është prodhuar nga material artificial, leter, fletë, pëlhurë e endur ose material filmi.
19 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 18, karakterizuar nga ajo që shiriti bartës (4) të paktën nga njëra anë është parashikuar të jetë me një shtresë që nuk ngjit ose e silikonizuar ose e pajisur me teflon ose antingjitëse ose diçka të ngjashme.
20 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 19, karakterizuar nga ajo që ngjitësi (20) është një ngjitës me forcë ngjitëse të lartë,si për shembull një ngjitës i butë (20), parasegjithash një ngjitës (20) Hot-Melt.
21 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 20, karakterizuar nga ajo që zonat jo ngjitëse (15) janë realizuar nga mungesa ose mosqënia aktive ose mbulimi i gjitësit (20).
22 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 21, karakterizuar nga ajo që zonat jo ngjitëse (15) shtrihen tërthor me shiritin bartës (4).
23 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 22, karakterizuar nga ajo se janë parashikuar shumë shirita bartës (4).
24 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 23, karakterizuar nga ajo që në xhepin (2) mbahet një pipë thithëse (11) dhe/ose një takëm ngëniesh dhe/ose vegla trazuese dhe/ose pjesë pajisjesh dhe/ose një dhuratë të vogël.
25 Shirit me xhepa sipas njërit prej pretendimeve 16 deri 24, karakterizuar nga ajo që zonat jo ngjitëse (15) janë parashikuar në drejtimin gjatësor të shiritit me xhepa (1) në mesin e secilit xhep (2)..
26 Metodë për prodhimin e një shiriti me xhepa (1) me ngjitës (20) dhe e një shiriti bartës (4) që mbulon ngjitësin (20), me hapat: - ngjitësi (20) vihet mbi shiritin bartës (4), dhe - shiriti me xhepa (1) lidhet me shiritin bartës (4), ku ngjitësi në mes sillet mbi shiritin bartës (4) në zonat e ngjitjes (12), të cilat distancohen për gjatë shiritit bartës nëpërmjet zonave jo ngjitëse (15), bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4), dhe shiriti me xhepa me shiritin bartës (4) janë bashkuar në mënyrë të tillë që zonat ngjitëse (12) të gjenden në një pozicion të parapërcaktuar kundrejt xhepave (2) të shiritit me xhepa (1)
27 Metodë për prodhimin e një shiriti me xhepa (1) me ngjitës (20) dhe një shirit bartës (4) që mbulon ngjitesin (20), me hapat: -ngjitësi (20) vihet mbi shiritin me xhepa (1), dhe -shiriti me xhepa (1) lidhet me shiritin bartës (4), ku ngjitësi në mes sillet mbi shiritin bartës (4) në zonat e ngjitjes (12), të cilat distancohen për gjatë shiritit bartës nëpërmjet zonave jo ngjitëse (15), bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4), dhe ku zonat ngjitëse (12) gjenden në një pozicion të parapërcaktuar kundrejt xhepave (2) të shiritit të xhepave (1).
28 Metodë sipas pretendimit 26 ose 27 karakterizuar nga ajo që një xhep i shiritit me xhepa (1) jep një sinjal që kontrollon praninë e ngjitësit (20) mbi shiritin bartës (20) dhe/ ose shiritin me xhepa.
29 Metodë sipas njërit prej pretendimeve 26 deri 28, karakaterizuar nga ajo që në kohë të paracaktuara sillen dhe/ose zonat mbi shiritin bartës (4) dhe/ose shiriti me xhepa (1) dhe/ose sasi të ngjitësit (20), ngjitësi(20).
30 Metodë sipas pretendimit 26 deri 29, karakterizuar nga ajo që zonat ngjitëse (12) sillen periodikisht të përsëritura mbi shiritin bartës (4) dhe/ose shiritin me xhepa (1)
31 Metodë sipas pretendimit 26 deri 30, karakterizuar nga ajo që në drejtimin gjatësor me shiritin me xhepa (1) janë parashikuar zonat ngjitëse (12) në mesin e secilit xhep (2).
32 Pajisje për prodhimin e një shiriti me xhepa (1) me ngjitës (20) dhe një shiriti bartës (4) që mbulon ngjitësin (20), me: - një mekanizëm për përftimin e një shiriti bartës (4), - një mekanizëm për transportin e një shiriti me xhepa (1) ku shiriti me xhepa (1) dhe/ose shiriti bartës (4) mund të pajisen me ngjitësa (20) - një mekanizëm i parashikuar për sjelljen së bashku të shiritit me xhepa (1) dhe të shiritit bartës (4) ku midis shiritit me xhepa (1) dhe shiritit bartës (4) është parashikuar ngjitësi (20), ku pajisja përfshin një mekanizëm komandues (21) me të cilin, në drejtimin përgjatë shiritit me xhepa (1),zonat ngjitëse (12), të distancuara nëpërmjet zonave jo ngjitëse (15), mund të sillen në banda (distance) të paracaktuara të xhepave (2) të shiritit me xhepa (1), ku bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4).
33 Pajisje sipas pretendimit 32, karakterizuar nga ajo ku është parashikuar një dhënës sinjali (24), i cili në një pozicion të caktuar të një xhepi (2) të shiritit me xhepa (1) jep një sinjal në pajisjen komanduese (21).
34 Metodë për prodhimin e një shiriti ngjitës (14) tek i cili është parashikuar ngjitësi (20) të paktën në njërën anë të një shiriti bartës, ku ngjitësi (20) sillet mbi shiritin bartës (4) për gjatë shiritit bartës (4) në zonat ngjitëse (12) të distancuara nga zonat jo ngjitëse (15) dhe bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4).
35 Shirit ngjitës (14) me një një shirit bartës (4) dhe një ngjitës (20), ku ngjitësi (20) është parashikuar mbi shiritin bartës (4) për gjatë shiritit bartës (4) në zonat ngjitëse (12) të distancuara nga zonat jo ngjitëse (15) dhe bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4).
36 Pajisje për prodhimin e shiritit ngjitës (14) me një shirit bartës (4) dhe ngjitës (20), me: - një mekanizën transportues për transportimin e shiritit bartës (4), ku - një mekanizëm sjellës për sjelljen e ngjitesit (20) mbi shiritin bartës (4), ku mekanizmi prurës është parashikuar për sjelljen e ngjitësit (20) mbi shiritin bartës për gjatë shiritit bartës (4) në zonat ngjitëse (12) të distancuara nga njëra tjetra nëpërmjet zonave jo ngjitëse (15) dhe bandat jo ngjitëse (16) shtrihen për gjatë shiritit bartës (4) në anën e sipërme dhe të poshtme të shiritit bartës (4).